Politike

Deputetët e PD kërkesë Byrosë së Kuvendit: Anuloni vendimin për përjashtimin e kolegëve, të futen në seancë

Të përjashtuar janë kryedemokrati Sali Berisha dhe 11 deoutetë. 

16 Shkurt 2023, 10:02 Nga F.M
Deputetët e PD kërkesë Byrosë së Kuvendit: Anuloni
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar një kërkesë për ankimimin e venditmit për përjashtimin e deputetëve nga seanca parlamentare. Në shkresë, deputetët kërkojnë që Byroja Kombëtare ta shqyrtojë ankimin e atyre, ndërkohë që kolegët e PD-së duhet të marrin pjesë në seanca. Të përjashtuar janë kryedemokrati Sali Berisha dhe 11 deoutetë. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll