Politike

VIDEO/ Alibeaj pyetet për protestën, ngre tonet me gazetarët: Edhe çfarë? Çfarë? 

Nëse drejtësia amerikane mban të fshehtë skandalin McGonigal, duke kufizuar akuzat në 'moszbulimin' e marrëdhënieve të caktuara, reputacioni i saj i pastër mund të njolloset.

16 Shkurt 2023, 09:49 Nga F.M
VIDEO/ Alibeaj pyetet për protestën, ngre tonet me gazetarët:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj nuk ka dashur të komentojë protestën që Opozita do të zhvillojë sot para Kuvendit. I pyetur për këtë gjë nga gazetarët, teksa ecte për tu futur në Kuvend, Alibeaj është përgjigjur në mënyrë mjaft arrogante. Toni që ai përdor në të folur është gjithashtu shumë i lartë. 

Pjesë nga biseda: 

Enkelejd Alibeaj: Edhe çfarë? çfarë? 

Për protestën sot? Nuk do të merrni pjesë?

Enkelejd Alibeaj: Çfarë?


Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

enkelejd alibeaj protesta e opozites 16 shkurt 2023 seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll