Politike

FOTO/ Për pak nis protesta! Berisha mbërrin 45 minuta me vonesë në selinë blu

Ai nuk është ndalur për mediat, po ka vijuar rrugën drejt zyrës së tij.

16 Shkurt 2023, 09:45 Nga F.M
FOTO/ Për pak nis protesta! Berisha mbërrin 45 minuta me vonesë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. Në një njoftim për shtyp, Partia Demokratike njoftoi se Berisha do të mblidhte grupin parlamentar në orën 09:00, por vetë kreu i PD-së ka mbërritur 45 minuta me vonesë në seli. 

Ai nuk është ndalur për mediat, po ka vijuar rrugën drejt zyrës së tij. Ndërkohë, në oborr janë mbledhur demokratë të shumtë që dëgjohen të brohorasin emrin e tij.

"Berisha, Berisha,"- thonë ata. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

sali berisha protesta e opozites 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll