Politike

“Më dëgjo mua, se gaboj shumë pak”, Ngjela-Mediut: Kam fakte, Rama dhe Basha rrezikojnë!

18 Shtator 2019, 19:52 Nga DOSJA
“Më dëgjo mua, se gaboj shumë pak”, Ngjela-Mediut:

TIRANË– Është shoqëruar me debate të forta diskutimi për krizën politike në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës 24.

Avokati Spartak Ngjela është përplasur me kreun e PR, Fatmir Mediu, dhe analistin Agron Gjekmarkaj, teksa këta dy të fundit kanë fajësuar kryeministrin Edi Rama për krizën politike dhe kushtet e reja që Gjermania i vuri Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Ka rënë shteti, e ka rrëzuar kjo qeveri
Ngjela: Jo, qeveria s’ka lidhje fare.
Gjekmarkaj: Kushtet ia vënë qeverisë, i kërkojnë të bëjë shtetin e së drejtës minimumi. Nuk ka shtet Shqipëria sot.
Mediu: Kjo nuk na bën të papërgjegjshëm. Jetojmë brenda kësaj vorbulle marrëdhëniesh. A e di avokat se banditët janë brenda sistemit. Kemi pasur shkelje të marrëveshjes që në fillim E vetmja gjë që u bë me konsensus ishte SPAK-u, për shkak të garancisë që dha SHBA.
Ngjela: Ku e di ti që këto s’kanë ardhur për shkak të një marrëveshjeje të brendshme mes Ramës dhe Bashës? Më dëgjoni me vëmendje, se unë gaboj shumë pak. Edhe Rama, edhe Basha, rrezikojnë.
Mediu: Ky është grusht shteti, gjithçka ka kaluar në duart e Ramës.
Ngjela: Më dëgjo mua, kam parë ambasadën amerikane që nxjerr skemat si e ka bërë ajo Reformën në Drejtësi. Doni të hyni në politikë, merrni shkopin shkoni, ama ata duan drejtësi, ju vënë kushte.
Mediu: Me Ramën nuk ka zgjidhje. Si tha Hitleri, kur i thanë se po shkatërrohet Gjermania, tha le të vriten. E keni parë Ramën në “Facebook”…
Ngjela: Nuk më duhen poezi, unë kam fakt. Ëashingtoni deklaroi “zgjedhjet janë të rregullta, qeveria është e ligjshme”.

Marrë nga BalkanWeb

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir mediu kriza politike spartak ngjela fatmir mediu kriza politike spartak ngjela

Sondazh

Poll