Politike

Ngjela del kundër të gjithëve: S’ka krizë politike, dy gabimet e rënda të opozitës

18 Shtator 2019, 19:32 Nga DOSJA
Ngjela del kundër të gjithëve: S’ka krizë politike, dy

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ndryshe nga se pretendohet, sot në vend, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka krizë politike.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News  24, avokati theksoi se opozita me daljen nga Kuvendit bëri dy gabime të rënda duke humbur betejën parlamentare, por edhe  mbështetjen e perëndimit.

Duhet të përcaktojmë  njëherë nuk ka, Kriza është vetëm në Parlament. Bllokimi i parlamentit quhet krizë politike. Pushteti luhet atje. Opozita iku. Tani ka bërë dy gabime të rënda në funksion të vetvetes. E para nuk kuptoi se politika amerikane dhe gjermane nuk do t’ia pranonin ikjen nga parlamentin. E bënë dhe dolën fitimtarë. Çështja është  se ata menduan se kështu do të ishte kriza më e madhe. Por dështuan . Nuk e krijuan dot krizën. Ja ku jemi. Kur ti ke kaq fuqi për të bllokuar kanalet e shteti, si nuk paske fuqi për të mbrojtur votën. Humbën edhe parlamentin edhe mbështetjen e perëndimet.

Perëndimi  nuk ta pranon këtë, sepse kjo tregon se je i paaftë. Rregulloje kodin zgjedhor. Opozita e pa se nuk ka rrugëdalje, por duhet të fillojë politikën. Ajo nuk është në parlament. Rama më mirë do të bashkëpunojë me këtë se sa nuk di se kush drejton opozitën parlamentar që është në Kuvend. Rama nuk e di se sa e do reformën, por nuk mund të thotë se nuk më lë opozita”-tha Ngjela.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike spartak ngjela kriza politike spartak ngjela

Sondazh

Poll