Politike

Ftesa e Ramës, Kryemadhi jep detaje nga takimi me Bashën: Nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona

18 Shtator 2019, 18:41 Nga DOSJA
Ftesa e Ramës, Kryemadhi jep detaje nga takimi me Bashën: Nuk

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha dhe me aleatët e tjerë tha se opozita nuk do të lëvizë nga qëndrimet e veta. (Lexo këtu)

Në një deklaratë të shkurtër për mediat e pranishme, Kryemadhi tha se grupi opozitar po punon për platformën për nxjerrjen e vendit nga kriza. 

Prononcimi i Kryemadhit:

Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës.

E keni gati platformën?

Jemi duke punuar grupet e punës për platformën. Sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85 përqind e shqiptarëve.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ftoi opozitën e vendit në dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Kryedemokrati Lulzim Basha e quajti ofertën të pasinqertë dhe e refuzoi atë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me aleatet lulzim basha monika kryemadhi basha takim me aleatet lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll