Politike

Kuvendi rrëzon dekretet e Metës, debate për Reformën Zgjedhore, Bushati: Sistem pa vlera

Kuvendi rrëzoi tetë dekretet e presidentit Meta. Mungon kryeministri Rama. Debate për Reformën Zgjedhore mes Taulant Ballës dhe Myslim Murrizit. Balla: Ftesë për dialog PD-së. Ndryshe ishte Ditmir Bushati. Ish-ministri ka kritikuar sot qeverinë socialiste.
Featured image of article: Kuvendi rrëzon dekretet e Metës, debate për Reformën Zgjedhore, Bushati: Sistem pa vlera

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar tetë dekretet e presidentit Ilir Meta, ku përfshihen shtatë që vetë kreu i shtetit ktheu për shqyrtim dhe atë për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Disa nga dekretet që u rrëzuan nga shumica socialiste ishin: ligji për koncesionet, kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat, etj.

Gjatë seancës, e cila nisi që prej orës 10:00, ka pasur edhe debate të shumta duke nisur që nga ato për Reformën Zgjedhore, deri tek aludimet për një marrëveshje të mundshme për zgjidhjen e krizës politike.

Deputeti Ralf Gjoni u shpreh se kryeministri Edi Rama është pranë një pazari për zgjidhjen e krizës politike dhe për këtë arsye socialistët janë të lumtur. Balla dhe Murrizi kanë debatuar lidhur me Reformën Zgjedhore, ku socialisti premtoi se ajo do të miratohet edhe nëse nuk pranohen nga opozita.

Socialistja tjetër, Elisa Spiropali risolli në Kuvend çëshjen e shkarkimit të presidentit. Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës dhe se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshe nga të gjithë ishte ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka kritikuar sot në Kuvend qeverinë socialiste. Bushati foli edhe për gjendjen ku janë shqiptarët sot duke theksuar mungesën e një sistemi vlerash.

Gjithashtu gjatë punimeve të sotme, Besnik Dervishi u zgjodh për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, ndërsa Ervin Mete u emërua kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në seancën e sotme mungoi kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Prangë, nga ku edhe do të shkojë në Gjermani për të zhvilluar bisedime lidhur me negociatat për statusin e vendit kandidat në BE.

(k.m/dosja.al)

  • 16:03

    "Kush do e digjte kuvendin”? Spiropali-Metës: Pasi të shkarkohesh, në krye të opozitës

    Në seancën e sotme plenare, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur me tone të ashpra për kthimin e dekreteve të presidentit, Ilir Meta.

    Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për t’u kthyer Ilir Metën në krye të opozitës. Gjithashtu ajo theksoi se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.

    Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin. Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik. Rezervat materiale, janë vetëm të grupit A tek gruri dhe materialet e thjeshta, nuk e di pse Metës i shkon mendja menjëherë tek floriri, por këtë le ta shpjegojë Frojdi jo ne. Nevoja e ndryshimit të këtij ligji vjen nga eksperiencat e mëparshme. Gjatë kohës së emergjencave kemi pasur një vonesë të lëvrimit të mallrave. Nuk ka rrezik për qamet financiar, se qamet fizik përmes tërmetit nuk ndodhi, por edhe për këtë presidenti të jetë sigurt që nuk do të ndodhë. Si qinigj u fsheh nga drejtësia pas cjapit legjendar të PD-së për një rrugë që i kishte e zeza me të bardhë abuzimet, por shpëtoi me një raport mjekësor. Që presidenti të kthejë në dekrete përvuajtjet hipokrite të opozitës së rrugës nuk i kishim menduar. Por ata nuk po ia dinë mundin që Presidenti po bën”, tha Spiropali.

    Ndër të tjera, ministrja Spiropali theksoi se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.

    “Po presim të dëgjojmë kush do ta digjte parlamentin? Dështuan dhe vijojnë që të dështojnë, pasi nuk kanë asnjë alternativë. Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për Ilir Metën për t’u kthyer në krye të opozitës” , u shpreh Spiropali.

  • 13:37

    Milot-Balldren/ Murrizi: Kam votuar kundra, projekti në duart e dy firmave piramidale

    Deputeti Myslim Murrizi gjatë seancës së sotme plenare ka deklaruar se është kundra votimit të projektit Milot-Balldren, pasi sipas tij ky projekt do u jepet dy firmave piramidale, të cilat deklarojnë fitim qesharak.

    Murrizi u shpreh se kompanitë që kanë borxhe nuk mund të ndërtojnë rrugë. Ai foli edhe për informalitetin ku tha me ironi se: “i arrestoni të hënën, i nxirrni të martën”.

    Rruga Milot-Balldren- Kam votuar kundra se është një ofertë e pakërkuar nga askush dhe u jepet dy firmave piramidale, të cilat deklarojnë fitim minimal, qesharak. Ky është turp. Të dyja këto kompani u kanë 10 milionë euro borxh të tretëve. Cila bankë e lajthitur mund të japë 300 mln euro kredi? Kush e merr përsipër këtë? Jam kundra këtij projekti se mbajnë erë të gjitha PPP-të. Kompanitë që kanë borxhe nuk mund të ndërtojnë rrugë. Koncesioni i Rinasit, portit të Durrësit, koncesionit të kompanisë së kontrollit të automjeteve,  Fusha, sh.p.k…janë vjedhje. Keni filluar një farë aksioni informalitetit gjoja, i arrestoni të hënën, i nxirrni të martën”, u shpreh Murrizi.

  • 13:29

    Rudina Hajdari falënderon për homazhet për të atin por kapet me median: Më sulmojnë, unë përgatitem fort

    Deputetja Rudina Hajdari ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në Homazhet për Azem Hajdarin, liderin e demokracisë. Por ajo është kapur sot edhe me mediet duke u shprehur se e sulmojnë,

    “Falënderoj në mënyrë të veçantë kolegët që morrën pjesën në përkujtimoren për tim atë. Ju falënderoj nga zemra për nderimin që i bëtë sot. Falënderoj të gjithë shqiptarët. Seanca e kaluar u prit me shumë sulme ndaj meje. Sulmet mediatike janë për të tërhequr vëmendjen ndaj këtyre që ne themi këtu. Ne punojnë  dhe përgatitemi për të bërë ballë një opozitë të fortë. Dashuria për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim e ti. Unë kurrë nuk do të zhgënjej popullin shqiptar apo ta përçajë atë.”, u shpreh deputetja Rudina Hajdari.

  • 13:08

    “Nuk ka marrëveshje me pjeshkë”, Majko: Politika është matematikë, mos u merrni me batuta

    Pandeli Majko, ministri për Diasporën në seancën e sotme plenare ka deklaruar për marrëveshjen e bërë me Kanadanë për pensionet e emigrantëve shqiptarë, se duhet lënë mënjanë batutat por duhet të votohet për këtë çështje.

    Majko ka theksuar se politika është matematikë do vijë në këtë sallë dhe se duhen edhe votat e opozitës. Sipas tij marrëveshjet  nuk bëhen as me mollë, pjeshkë, ngjala.

    “Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë. Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

    Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.

  • 11:24

    Reforma Zgjedhore/ Balla: Nuk kam respekt për Bashën. Murrizi: Lere botoksin Taulant, kanceri është sistemi

    Debat në kuvend mes Myslim Murrizit dhe Taulant Ballës për çështjen e Reformës Zgjedhore.

    Balla ka deklaruar se ndryshimet në Reformën Zgjedhore do të bëhen edhe nëse nuk pranohen nga opozita. Duke iu drejtuar deputetit Myslim Murrizi ai ka deklaruar se nuk ka respekt për Lulzim Bashën por historinë e këtij vendi.

    Menjëherë ka replikuar Murrizi i cili është shprehur:” Lere botoksin Taulant, kanceri është sistemi”.

    DEBATI:

    Balla: Harroje ti se unë kam dashuri për Lulzim Bashën. Ama kam respekt për historinë e këtij shtetit. Reforma zgjedhore në Shqipëri do të bëhet edhe nëse ata nuk do të duan. Me të drejtë grupit i partive të djathta do të ketë përfaqësuesin e vet për Reformën Zgjedhore, si Alimadhi, por edhe Shameti. Duhet të kuptojnë se ne pothuajse do të kemi një kod të ri zgjedhor pas kësaj marrëveshje. Nuk duan që PS të ketë përfaqësues në komisione në zgjedhe, këtë duhet ta bëjë populli.

    Murrizi: Zoti Balla. Lere botoksin Taulant, kanceri është sistemi. Të mos ketë fare përfaqësues të partive në numërimin e zgjedhjeve.Ne duhet të vëmë gishtin në plagë të ndryshojnë sistemin e 2008 të kodit zgjedhor.

  • 11:09

    Fjalimi BRILANT i Ditmir Bushatit në Kuvend: Sistem pa vlera, të pafytyrë e të paaftë, paratë janë grumbulluar në një dorë

    Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kritikuar sot në Kuvend qeverinë socialiste. Teksa po fliste në Kuvend për marrëveshjen për siguracionet shoqërore për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kanada, Bushati foli edhe për gjendjen ku janë shqiptarët sot. Ish-ministri theksoi mungesën e një sistemi vlerash, dhe më pas kritikoi grumbullimin e parave në një dorë.

    Pjesë nga fjalimi i Ditmir Bushatit në Kuvend:

    Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është se 30 vite më pas, ne jemi në një gjendje ekonomike më të mirë nga ajo që ishim, por për fat të keq jemi duke përjetuar në një krizë vlerash. S’vjen nga mungesa e të mirave, por nga padrejtësia në shpërndarjen e të mirave. S’vjen nga përtacia e një qeverie, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës. S’vjen nga injoranca e turmës, por nga grykësia, pafytyrësia dhe paaftësia për të krijuar një sistem vlerash. Duhet të jemi të drejtëpërdrejt dhe të sinqertë me këtë temë. Kapitalizmi grabitqar s’premton një hap gjigant përpara. Për të treguar narrativën tonë. S’themi dot vetëm që jemi vendi i Shqiponjave, Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Jo patriotizëm fals. Na duhet të përcaktojmë objektivat tonë. Se çfarë toke do të jetë Shqipëria. Mund t’ju marr rastin e Izraelit, një vend në shkretëtirë, sot një nga vendet më të zhvilluara në botë. Sepse izraelitët përcaktuan qëllimet e tyre. Kërkuan që vendin e tyre t’a bënin vendin e dijes. I thanë botës se toka e tyre është tokë e bekuar. Por objektivat e një kombi janë të domosdoshme dhe diaspora duhet të jetë në objektivat e tyre. Ne duhet t’a brendojmë këtë vend. Evropa ka jetuar 550 vite pa Shqipërinë, jeton dhe 550 vite të tjera. Po ne do t’ia falim dot vetes? Fëmijëve tanë? Unë s’dua që fëmijët e mi të mësojnë atë që kemi mësuar ne. s’është çështje e majtë e djathë. Më shqetëson grumbullimi i të ardhurave për një grup njerëzish, më shqetëson që ne eksportojmë burime njerëzore jashtë vendit. Më shqetësojnë zgjidhjet e lehta… më shqetëson edhe që ne s’kemi një partneritet besimi me Diasporën. Më shqetëson fakti se edhe pse duam të hapim negociatat, s’kemi 5 njerëz nga Diaspora. Që të vijnë këtu të ndërtojnë një sistem gare.

  • 10:39

    Ralf Gjoni-Ballës: Qeveria qëndron në këmbë falë nesh, Rama pranë një marrëveshjeje

    Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se mazhoranca mbahet në këmbë falë deputetëve të opozitës së re.

    Ai ka deklaruar se tashmë kryeministri Edi Rama është pranë një pazari për zgjidhjen e krizës politike.

    “Jeni të lumtur, kuptohet se prezenca jonë mban një mazhorancën në këmbë. Presidenti është krenar se i parapriu një lufte civile.  Rama krenar për punën që ka bërë. Rama është afër një pazari, kështu po dëgjoj zoti Balla. Edhe opozita për krenaritë e veta. Nuk ka marrëveshje me këtë maxhorancën për sistemin zgjedhor pa miratimin tonë. Nuk ka shans askush ta bëjë këtë”, është shprehur Ralf Gjoni.

     

  • 10:19

    Shkarkimi i Metës, Murrizi:Mos u ngopshi, show, me komisionerët e Venecias takimi vetëm për fotot

    Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se qeveria dhe opozita duan të bëjnë vetëm marrëveshje për interesat e tyre. Në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ia deklaroi se qëllimi me anëtarët e Komisionit të Venecias ishte vetëm bërja e fotove dhe se gjithçka ishte një show. Sipas tij e vetmja zgjidhje është hyrja sërish në zgjedhje.

    “Keni shtrirë dorë mashtrimi apo bashkëpunimi. Se asnjëherë nuk keni bërë gjëra në interes të shqiptarëve. Ca dalin se nuk i paskeni ditur si ka qenë. Këta që u tregojnë sot letrat, i kanë pasur në institucione. Prej 2 muajsh, ata e patën drejtuar drejtor, ju e bërë drejtor të hipotekave. Këtu ka qenë ka pasur edhe certifikatë sigurie ai burri, sot kërkoni të bëni show dhe gjyqe politike për atë burrë.  Po deshët hajde ta fillojmë aty fillojnë rregullat e shtetit. E vetmja zgjidhje është ajo me votë. Edhe për rastin e presidentit. Vjen Komisioni i Venecias, zgjoni njerëzit që me mëngjes për të bërë vetëm foto.  Boll kanë votuar që nga ’48-ta, mos u tallni me ta, kurrë mos u ngopshi për asnjë shqiptarët do të ngrihen ndaj jush., u shpreh Murrizi.

Shto Koment