Sport

Sistemi VAR/ Pozicioni jashtë loje ‘i gishtit’ të Mendesit, që anuloi golin e Mbappé…

PSG ia arriti të barazonte në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes së parë të 1/16-tës së Champions League ndaj Bayern Munichut. Por arbitri, i ndihmuar nga VAR, e anuloi golin për një pozicion minimal jashtë loje.

15 Shkurt 2023, 11:38 Nga DOSJA

Sistemi VAR/ Pozicioni jashtë loje ‘i gishtit’ të

FRANCE - Në varësi të faktit, nëse jeni tifoz i Bayern Munich ose PSG, ose do të thoni se është rregull, ose se jemi përballë një zbatimi shumë të rreptë të parimit të ‘off-side’, shikoni rastin. 

Në minutën e 82-të të ndeshjes së parë të fazës së 16-të të Champions League mes PSG-së dhe Bayern Munichut dhe parizienët ia arritën të barazojnë rezultatin pas golit të Kingsley Coman. 

Ja aksioni: Neymar nis Nuno Mendes thellë në anën e majtë. Shpejtësia e portugezit i lejon atij t'i rezistojë Dayot Upamecanos, më pas t'i shërbejë Kylian Mbappé në qendër, i cili ia del për ta dërguar topin në rrjetën e portës së Yann Sommer. 

Parc des Princes gëzohet, francezi kap topin për të rifilluar shpejt lojën dhe për të provuar të rrëmbejë fitoren. Por gëzimi është shumë i shkurtër. Sistemi VAR-i i tregon arbitrit, anglezit Michael Oliver, se Nuno Mendes është jashtë loje në pasimin e Neymar. 

Një pozicion i paligjshëm prej disa centimetrash siç tregohet në imazhin e palëvizshëm. Për kujtesë, vetëm koka, trungu ose këmbët, merren parasysh për të përcaktuar nëse një lojtar është jashtë loje apo jo.

Imazhi tërboi tifozët parizienë në rrjetet sociale, dhjetë minuta golit të parë të Kylian Mbappes, i anuluar tashmë për pozicion jashtë loje, të gishtave të këmbës së Mendes.

“Është futbolli i ri”,- është shprehur Mbappé në mikrofonin Canal + në fund të ndeshjes. “Është kështu. Tani ka VAR”.

Sistemi VAR/ Pozicioni jashtë loje ‘i gishtit’ të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll