Sport

FIFA vendosi: SHBA, Kanadaja dhe Meksika, direkt në finalet e Kupës së Botës 2026!...

Ndërsa turneu final për Kupën e Botës 2026 është zgjeruar në 48 ekipe, nga niveli i mëparshëm i 32 pjesëmarrësve, do të ketë edhe tre vende të tjera, që do t'u jepen ekipeve në konfederatën e CONCACAF-it.

14 Shkurt 2023, 20:33 Nga DOSJA
FIFA vendosi: SHBA, Kanadaja dhe Meksika, direkt në finalet e Kupës

ZVICER - Vendet pritëse të ndeshjeve të Kupës së Botës, tradicionalisht u është dhënë një vend në finalet e Kupës së Botës, por deri tani asnjë edicion i turneut botëror nuk është pritur ndonjëherë nga tre kombe.

SHBA, Meksika dhe Kanadaja, do të ndajnë midis tyre detyrat e organizimit për Kupën e Botës të edicionin e vitit 2026, ndaj dhe FIFA që tani ka konfirmuar, se të tre vendet organizatore automatikisht do të jenë edhe finaliste të Botërorit.

Ndërsa turneu final për Kupën e Botës 2026 është zgjeruar në 48 ekipe, nga niveli i mëparshëm i 32 pjesëmarrësve, do të ketë edhe tre vende të tjera, që do t'u jepen ekipeve në konfederatën e CONCACAF-it.

Në një deklaratë të FIFA-s thuhej: “Përveç kësaj, Këshilli i FIFA-s konfirmoi se, në përputhje me traditën e kahershme që të gjithë mikpritësit të konkurrojnë në Kupën e Botës FIFA, si dhe konsideratat sportive dhe operacionale, organizatorët e Kupës së Botës FIFA 2026, përkatësisht Kanadaja, Meksika dhe SHBA, do të kualifikohen automatikisht për raundin final të konkursit, me vendet e tyre të zbritura për këtë arsye nga ndarja e përgjithshme e gjashtë të caktuara për CONCACAF.

FIFA ka njoftuar gjithashtu, se një Kupë e Botës për Klube, do të zhvillohet nga viti 2025, me 12 vende europiane të ftuara për të marrë pjesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll