Sport

VIDEO / Milani drejt ëndrrës së madhe, mund Tottenham-in në shtëpi

Në sfidën e ardhshme që do të luhet më datë 8 mars në Londër, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli nisen të avantazhuar.

14 Shkurt 2023, 23:20 Nga DOSJA
VIDEO / Milani drejt ëndrrës së madhe, mund Tottenham-in në

ITALI - Milan mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Tottenham në shtëpi me rezultatin 1-0, në ndeshjen e parë për 1/8 finale të Champions League. Kuqezinjtë ia dolën falë një goli në minutën e 7-të të pjesës së parë nga ana e Brahim Diaz.

Një gol që në fakt mbeti i vlefshëm për të gjithë pjesën e mbetur të sfidës, përtej përpjekjeve të anglezëve për të barazuar apo vendasve për të dyfishuar fitoren.

Gjithsesi, në sfidën e ardhshme, që do të luhet më datë 8 mars në Londër, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli nisen të avantazhuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll