Sport

Galtier optimist pjesërisht: “Të zhgënjyer, por kualifikimi nuk vendoset në Paris”...

"Natyrisht që ka zhgënjim, por të gjithë e dinim që sonte nuk do të kualifikohej dhe as eliminohej. Do të duhet të shohim pas tre javësh”

15 Shkurt 2023, 07:18 Nga DOSJA
Galtier optimist pjesërisht: “Të zhgënjyer, por kualifikimi

FRANCE - PSG është mposhtur nga Bayern Munich dhe tani do të detyrohet të fitojë në Mynih në ndeshjen e dytë të 1/16-tës të Champions League. Një disfatë, e cila megjithatë nuk ndikoi në frymën e Christophe Galtier, trajnerit të parizienëve:

"Natyrisht që ka zhgënjim, por të gjithë e dinim që sonte nuk do të kualifikohej dhe as eliminohej. Do të duhet të shohim pas tre javësh se çfarë gjendjeje do të jetë skuadra në gjendje të luajë një lojë si në gjysmë ore e fundit”,- tha ai për mikrofonat e Canal+.

Më pas trajneri francez ka analizuar ndeshjen: “Kemi pasur vështirësi të nxjerrim topin nga pjesa jonë dhe të luajmë kështu, pa vertikalitetin që na duhej në këto ndeshje, e patëm një periudhë të parë shumë të vështirë. Ne pamë një ekip tjetër kur hyri Mbappè. Ne gjetëm më shumë thellësi edhe nëse për fat të keq nuk ishim në gjendje të shënonim. Është turp, por ato ishin 25 minuta në të cilën skuadra bëri mirë dhe ne duhet të fillojmë nga e para”,- përfundoi Galtier.

Më pas trajneri u shpreh se po planifikon tashmë ndeshjen e kthimit: “Champions League është mjaft i rëndësishëm për klubin, si dhe për të gjithë ata që duan të shkojnë larg. Ne vijmë nga tre humbje radhazi, është e qartë se nuk është një fakt pozitiv, por nëse kemi mundësi të kemi të gjithë lojtarët në ndeshjen e kthimit, jam i sigurt se fytyra jonë do të jetë ndryshe”, përfundon ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll