Sport

Arrestohet me akuzën për korrupsion, presidenti i Federatës Kineze të Futbollit...

Kreu i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Shuyan, u arrestua në Pekin me akuzën për korrupsion, pa dhënë detaje të tjera

15 Shkurt 2023, 11:20 Nga DOSJA

Arrestohet me akuzën për korrupsion, presidenti i Federatës

KINE - Kreu i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Shuyan, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Kjo është bërë e ditur nga organi mbikëqyrës i Partisë Komuniste të Kinës. Ekzekutivi më i lartë i futbollit kinez u vu nën hetim nga organet sportive kombëtare dhe provinciale të Hubeit. 

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me akuzat kundër Chen, i cili shërbeu si zëvendësdrejtor i Autoritetit Portual të Shangait, sekretar partie dhe kryetar i Shanghai International Port Co, i zgjedhur kryetar i CFA në gusht 2019 dhe zëvendës sekretar partie i CFA në dhjetor të vitit të njëjtin vit. 

Pavarësisht përpjekjeve ekonomike dhe investimeve të shumta, Kina është kualifikuar për herë të fundit në Kupën e Botës 20 vjet më parë. Presidenti dhe lideri i partisë Xi Jinping është përpjekur ta bëjë vendin një superfuqi futbolli, por financimi dhe entuziazmi janë pakësuar. 

Gjatë viteve të fundit, disa trajnerë të huaj dhe kombëtarë kanë pasuar njëri-tjetrin në stolin e ekipit kombëtar. Klubet në divizionin më të lartë të Kinës kanë paguar super rroga për të tërhequr talente të huaja, por liga është shembur për shkak të politikës së braktisur tashmë "zero-Covid" dhe gjendjes së keqe ekonomike të vazhdueshme. 
Arrestohet me akuzën për korrupsion, presidenti i Federatës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll