Sport

Moldavia, nga frika e një grushti shteti rus, mbyll dyert e stadiumin për tifozët në Sheriff Tiraspol-Partizan Beograd…

Ndeshja e Conference League ndërmjet Sheriff Tiraspol dhe Partizan Beogradit (të enjten, ora 21:00) do të luhet me dyer të mbyllura. Qeveria moldave ka frikë se Rusia do të përfitojë nga ndeshja për të dërguar agjentë të fshehtë në Kishinjev.

14 Shkurt 2023, 20:51 Nga DOSJA
Moldavia, nga frika e një grushti shteti rus, mbyll dyert e stadiumin

MOLDAVI - Qeveria moldave ka vendosur që ndeshja mes Sheriff Tiraspol dhe Partizan Beogradit të luhet me dyer të mbyllura të enjten. Ky njoftim vjen pas alarmit të dhënë nga Maia Sandu, presidentja moldave, e cila tha se Rusia mund të tentojë një grusht shteti. 

Shteti moldav e arsyetoi vendimin e tij, duke shpjeguar se ka frikë nga prania e tifozëve të klubit serb, midis të cilëve mund të penetrojnë agjentë të fshehtë rusë në Kishinjev.

Këtë të hënë, presidentja akuzoi Malin e Zi, Bjellorusinë dhe Serbinë, për ndihmën e marrë nga Rusisë për ta rrëzuar atë. Policia tha se 12 tifozëve të parë serbëve iu mohua hyrja në Kishinjev të hënën. Kremlini do të donte të pushtonte vendin për të rimarrë një pikë strategjike pranë kufirit ukrainas.

Federata e Moldavisë kërkoi falje në një deklaratë për shtyp, duke siguruar se të gjithë mbështetësit që kanë prerë bileta do të rimbursohen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll