Sport

Champions League/ Kingsley Coman bën 'heroin'... Bayern Munich triumfon në Paris në sfidën e parë kundër PSG-së

Bayern Munich ka fituar 1-0 në ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germianit, të vlefshëm për 1/8 e finales të Champions League. Ndeshja e kthimit më 8 mars në “Allianz Arena”.

14 Shkurt 2023, 23:25 Nga DOSJA

Champions League/ Kingsley Coman bën 'heroin'... Bayern Munich

FRANCE - Skuadra bavareze e Bayern Munich, e drejtuar nga Julian Nagelsmann, arriti të fitonte takimin e parë ndaj Paris Saint-Germianit për 1/8 finale të Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 0-1, ku bavarezët gjatë gjithë lojës diktuan dhe ishin më të qartë në veprimet e tyre. Golin e vetëm dhe të fitores për bavarezët e shënoi Kingsley Coman, në minutën e 53-të.

Parizienët ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 82-të, por goli i Kylian Mbappes, që hyri në fushë në minutën e 57-të, u anulua pas rishikimit nga VAR-i, për një pozicion jashtë loje.

Champions League/ Kingsley Coman bën 'heroin'... Bayern Munich

Me krijimin në fushë të treshes ‘MNM’, loja e PSG-së u bë më kërkuese dhe e rrezikshme, por në pamundësi për të gjetur golin e barazimit, edhe për kundërshtinë e bavarezëve, që formuan një mur thuajse të pakalueshëm përpara portës së mbrojtur nga Sommer.

Vlen të theksohet se mbrojtësi francez Benjamin Pavard Bayernit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtua nga loja në minutën e 91-të, pas një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Messit, i cili ishter shqetësim i përhershëm i bavarezëve.

Champions League/ Kingsley Coman bën 'heroin'... Bayern Munich

Ndeshja e kthimit Bayern Munich - Paris Saint-Germianit do të zhvillohet më 8 mars, në “Allianz Arena”, ku bavarezët do të jenë të avantazhuar nga fitorja 1-0 e arritur në “Parc des Princes”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll