Sport

Diego Cocca, argjentinasi i pestë në krye të kombëtares së Meksikës!...

Dështimi i Meksikës në Kupën e Botës 2022 në Katar, ka çuar në punësimin e një trajneri të ri për ekipin kombëtar, pas largimit të Tata Martinos. Diego Cocca u prezantua në një konferencë për shtyp

14 Shkurt 2023, 20:09 Nga DOSJA

Diego Cocca, argjentinasi i pestë në krye të kombëtares

MEKSIKE - 50-vjeçari Diego Cocca është një argjentinas, ashtu si njeriu që zëvendëson, Gerardo “Tata” Martino, largimi i të cilit dy muaj më parë pasoi eliminimin e Meksikës në raundin e parë të Kupës së Botës, duke shënuar herën e parë që nga viti 1978, që ‘El  Tri’ nuk arriti në 16-shen finaliste. Meksika barazoi Poloninë 0-0, humbi 2-0 nga Argjentina dhe përfundoi me një fitore 2-1 ndaj Arabisë Saudite, që ishte shumë pak dhe shumë vonë.

Një ish-lojtar profesionist në Argjentinë, i cili filloi atje si trajner, Cocca, i cili së fundit ka drejtuar skuadrën meksikane Tigres UANL, nuk u konsiderua ndër favoritët për të marrë drejtimin e kombëtares së Meksikës. Emrat e përmendur zakonisht ishin Miguel Herrera, i cili udhëhoqi Meksikën në Kupën e Botës 2014 në Brazil dhe fitoi Kupën e Artë në 2015, apo uruguajanin Guillermo Almada, i cili drejton kampionët në fuqi të Liga MX Pachuca.

Diego Cocca, argjentinasi i pestë në krye të kombëtares

Diego Cocca bëhet argjentinasi i pestë që drejton kombëtaren e Meksikës. Ai u parapri nga César Luis Menotti, Cayetano Rodríguez, Ricardo La Volpe dhe Martino, të cilët u larguan pas përfundimit zhgënjyes të Kupës së Botës, por kishin qenë prej kohësh nën kritika për paraqitje të pakënaqshme me ekipin kombëtar. 

Si kudo, ndoshta pika e parë në diskutim në Meksikë do të jetë nëse Diego Cocca ishte zgjedhja e duhur për të marrë drejtimin e kombëtares meksikane? Komentatorët e futbollit të ESPN, Sebastian Salazar dhe Herculez Gomez morën të dy një qëndrim negativ, me Salazar që tha, se Coccas i mungon përvoja, veçanërisht në nivel ndërkombëtar. A do të jenë më të lumtur zyrtarët e FMF me punësimin e Cocca-s? Këtë vetëm koha do ta tregojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll