Sport

Hstoria e çuditshme, kur Harry Kane i shpëtoi kontratës me Livornon për 500 mijë euro, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në Tottenham

Kane vinte nga një vit huazimi të pafat, ndërsa Livorno sapo ishte ngjitur në Serie A, nën drejtimin e Davide Nicola. Anglezi, vlerësohej vetëm në 500 mijë euro në atë kohë dhe skuadra toskane kishte menduar për të. Por në fund ata preferuan Innocent Emeghara

14 Shkurt 2023, 19:49 Nga DOSJA

Hstoria e çuditshme, kur Harry Kane i shpëtoi kontratës me

ANGLI - Pak e dinë se historia e Harry Kane mund të ishte krejt tjetër. Në vitin 2013, Livorno ishte në kërkim të një sulmuesi. Italianët ishin shumë pranë nënshkrimit të anglezit nga Tottenham, por nuk e finalizuan transferimin. Prej aty nisi ngjitja e sulmuesit anglez dhe zbritja e klubit toskan. Siç tregoi presidenti i atëhershëm i Livornos Aldo Spinelli, klubi ishte afër blerjes së një sulmuesi të ri anglez nga Tottenham: “E vërtetë, ishte vera e vitit 2013 dhe ne ishim gati të fillonim sezonin në Serie A. Duke folur me Franco Baldinin (në atë kohë drejtor teknik i Tottenhamit, ed) doli emri i tij. Por gjithçka mbeti te fjalët”.

Hstoria e çuditshme, kur Harry Kane i shpëtoi kontratës me

Kane vinte nga një vit huazimi të pafat, ndërsa Livorno sapo ishte ngjitur në Serie A, nën drejtimin e Davide Nicola. Anglezi, vlerësohej vetëm në 500 mijë euro në atë kohë dhe skuadra toskane kishte menduar për të. Por në fund ata preferuan Innocent Emeghara, i cili erdhi në huazim nga Siena për rreth një milion. Kampionati i Livorno u mbyll me vendin e fundit në renditje dhe rrjedhimisht rënien nga kategoria. Emeghara e përfundoi sezonin me 4 gola dhe 7 asistime, një numër i vogël për një sulmues. Harry Kane në vend të kësaj mbeti në Londër. Sezoni i tij përfundoi me 10 paraqitje dhe 3 gola të shënuar në Premier League.

Prej aty nisi ngjitja e “Hurricane”. Golashënuesi më i mirë i Premier League për tre sezone (2016, 2017, 2021), finalja e Champions League në 2019, rekordmen, me Rooney, për golat me kombëtaren (53) dhe mbi të gjitha golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenham me 267 gola dhe 200 gola në total në Premier League. Livorno është në Serie D dhe Harry Kane do të jetë kapiteni i Tottenham të Conte sonte në San Siro kundër Milan, për ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll