Aktualitet

Vjedhje përmes mashtrimit dhe dhunë gjatë ndeshjes sportive, 1 i arrestuar dhe 2 të proceduar në Fier

Të proceduar janë dy persona, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin "Adush Muça", kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit.

14 Shkurt 2023, 13:05 Nga A.B
Vjedhje përmes mashtrimit dhe dhunë gjatë ndeshjes sportive, 1 i
Policia

FIER- Policia ka vënë në pranga 1 person ndërsa ka proceduar dy të tjerë. Sipas njoftimit të policisë në pranga ka përfunduar një 30-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim pas mashtrimit që i kishte bërë një qytetari, duke i marrë mjetin. Ndërsa të proceduar janë dy persona, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin "Adush Muça", kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më.

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. B., 27 vjeç dhe L. R., 22 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin "Adush Muça", kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fier arrestime ne fier

Sondazh

Poll