Rama në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai: Gjithnjë e më shumë përballemi me situata që kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse
I pyetur nëse bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot, Kryeministri Rama u shpreh se gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, por që mund të izolohen, nëse adresohen siç duhet.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara, aty ku po zhvillohet Samiti Botëror i Qeverisjes. Kreu i qeverisë do të qëndrojë dy ditë atje ku do të zhvillojë edhe takime bilaterale. Në një prononcim për gazetarët, Rama theksoi se është hera e parë për të që merr pjesë në këtë samit dhe se gjithçka i është dukur e këndshme.
I pyetur nëse bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot, Kryeministri Rama u shpreh se gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, por që mund të izolohen, nëse adresohen siç duhet.
Pyetjes nëse përbërja e kabinetit qeveritar kryesisht nga gra sjell cilësi në qeverisjes, Rama iu përgjigj duke u shprehur se nuk dëshiron të duket sikur u jep leksione të tjerëve. Por, ai citoi Margaret Thatcher dhe tha: Nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, drejtohu tek një grua!
Intervista:
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në Samitin Botëror të Qeverisjes. Doja të dija cilat janë përshtypjet tuaja për Samitin Botëror të Qeverisjes, që tashmë është në përvjetorin e dhjetë. Cilat janë përshtypjet tuaja?
Kryeministri Edi Rama: Ishte hera e parë për mua dhe sapo mbërrita ndoqa seancën. Dukej shumë e këndshme. Organizim shumë i mirë dhe me aq sa e ndoqa, mu duk shumë interesant në lidhje me temat që trajtohen.
Samiti i qeverisjes është një platformë globale për bashkëpunimin midis qeverive, industrive, botës së artit dhe inovacionit, një vend ku njerëzit mblidhen për të shkëmbyer ide dhe për të propozuar zgjidhje të reja për problemet. Pse mendoni se bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot?
Kryeministri Edi Rama: Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente. Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut.
Ne ju njohim që kur ishit kryebashkiak i Tiranës. Ju e rikonceptuat qytetin e Tiranës dhe ne e pëlqyem shumë punën tuaj. Cili është vizioni juaj për qeverisjen e vendit dhe inovacionin në qeverisje?
Kryeministri Edi Rama: Në ditët e sotme, mënyra për të qeverisur vendin përcaktohet nga mënyra se si ne e përqafojmë të renë, sepse çdo ditë dalin gjëra të reja. Kjo epokë e re e gjërave të reja po sfidon mënyrën tonë të qeverisjes. Si rrjedhojë, sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave.
Ju drejtoni një kabinet qeveritar që përbëhet kryesisht nga gra. A mendoni se kjo i sjell cilësi qeverisjes në këndvështrimin tuaj?
Kryeministri Edi Rama: Para së gjithash nuk dua të dukem sikur po u jap leksione të tjerëve për atë që po ndodh në Shqipëri tani. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”.
Sondazh
Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet në Belgjikë Leonard Duka, i shumëkërkuari u gjet në një provincë në Bruksel
Leonard Duka, Santiago Malko dhe pamje nga vendngjarja TIRANE- 3 vite nga vrasja e ish-policit Santiago Malko, arrestohet në Belgjikë Leonard Duk...
SPAK bën bilancin e punës për Janarin: Mijëra euro të sekuestruara,, 15 të kallëzuar dhe 16 të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Foto ilustruese TIRANE- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka njoftuar sot se në bilancin e punës për muajin janar jan...
Publikohet FOTOJA/ Ky është Sotir Çabiri që rrafshoi hotelin me dinamit. 36-vjeçari mori hak pas vendimit të gjykatës
Sotir Çabiri SARANDË- Personi që po shikoni në foto është Sotir Çabiri, 36-vjeçari që u vu në prang...
Rrafshoi hotelin me dinamit, Sotir Çabirin e pikasën kamerat e sigurisë, familja kishte planifikuar të largohej drejt Anglisë
Hotel Bizanti SARANDË- Familja Çabiri, bashkëpronare e hotelit ‘Bizanti’ që u rrafshua dje nga shpëthimi i 30 kilogr...
Ngacmim seksual dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, çfarë po ndodh në Tiranë, 8 persona në pranga
Policia TIRANË- 8 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se sot ...
Tentoi të vjedhë një makinë, 27-vjeçari kapet mat me pinca në duar
Foto Ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të vjedhë një makin&eum...
Zhduken dy persona në 24 orët e fundit, familjarët ngrenë alarmin
Foto Ilustruese TIRANË- Dy persona janë zhdukur pa gjurmë. Denoncimi është bërë nga familjarët e tyre në polic...
Digjet gjatë natës makina në Shkodër, mori flakë për shkak të defektit
Foto Ilustruese SHKODËR- Një makinë, në pronësi të një 67-vjeçari është djegur gjatë natës n&...
VIDEO/ Shembi me tritol hotelin në Sarandë, arrestohet djali i një prej bashkëpronarëve, Sotir Çabiri i vuri dinamitin pasi gjykata i kaloi pronën grekut
Sotir Çabiri SARANDË- Sotir Çabiri, 36 vjeç, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit 'Bizanti', Spiro &Cc...
EMRAT/ Protesta e Opozitës para Kuvendit, vihen në pranga dy persona, një në kërkim
Protesta e Opozitës para Kuvendit TIRANË- Dy persona të identifikuar si Dorison Petoku dhe Jakup Stafa janë vënë në pran...
