Aktualitet

U arrestua pasi rrafshoi hotelin dhe terrorizoi Sarandën, Çabiri justifikon ‘vizitën’ në hotel: Mora një valixhe me rroba se isha për rrugë

I pyetur lidhur me vendimin e gjykatës, e cila ia 90% të hotelit shtetasit grek Dhimitraq Evangjeliu, Çabiri tha se nuk e njeh dhe se pretendon se toka është e tij. 

14 Shkurt 2023, 12:00 Nga F.M
U arrestua pasi rrafshoi hotelin dhe terrorizoi Sarandën, Çabiri
Sotir Çabiri

SARANDË- Sotir Çabiri, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit ‘Bizanti’, të cilin ai e rrafshoi vetë një ditë meë parë me 30 kilogramë dinamit nuk e ka pranuar autorësinë e sulmit. I pyetur për ‘viiztën’ që ka bërë në hotel në orën 05:50, vetëm dy minuta para se të ndodhte shpërthimi, Çabiri ka thënë se ka shkuar të merrte një valixhe me rroba pasi do të nisej për udhëtim.

I pyetur lidhur me vendimin e gjykatës, e cila ia 90% të hotelit shtetasit grek Dhimitraq Evangjeliu, Çabiri tha se nuk e njeh dhe se pretendon se toka është e tij. 

“Shkova të merrja një valixhe me rroba pasi do të nisesha për udhëtim. Gjykata ia dha, por toka është e imja,”- ka thënë Çabiri. 

36-vjeçari është arrestuar sot, një ditë pasi u shoqërua në polic, ndërkohë që në kërkim është shpllur dhe babai i tij. ai instaloi 30 kg dinamit një ditë më parë dhe rrafshoi hotelin më të vjetër në Sarandë. Të lënduar nuk pati, por dëmet ishin të mëdha në dhjetëra biznese e banesa.

Si qëndron çështja me hotelin ‘Bizanti’?

Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kishin nisur këtë betejë që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.

spiro cabiri sotir cabiri shembet hoteli me tritol

Sondazh

Poll