Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet në Belgjikë Leonard Duka, i shumëkërkuari u gjet në një provincë në Bruksel
Që pas vrasjes, Policia organizoi disa operacione të dështuara për arrestimin e dy vëllezërve. Lëvizjet e tyre ishin të shpeshta dhe ata nuk mundën të arrestoheshin, por tashmë, Leonard Dukën e pret ekstradimi. Ai u prangos në një shtëpi private në një provincë të Brukselit, nga njësia Fast.
TIRANE- 3 vite nga vrasja e ish-policit Santiago Malko, arrestohet në Belgjikë Leonard Duka. Leonard Duka është një nga personat e shpallur në kërkim për këtë vrasje. Bashkë me të vëllain, Erlis Dukën dhe 7 persona të tjerë, Leonard Duka akuzohet se organizuan dhe vunë në jetë planin për ekzekutimin e Malkos, një ngjarje e rëndë që ndodhi më 27 gusht 2019, në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Por si u arrestua Duka? Që pas vrasjes, Policia organizoi disa operacione të dështuara për arrestimin e dy vëllezërve. Lëvizjet e tyre ishin të shpeshta dhe ata nuk mundën të arrestoheshin, por tashmë, Leonard Dukën e pret ekstradimi. Ai u prangos në një shtëpi private në një provincë të Brukselit, nga njësia Fast.
NJOFTIMI I PLOTE:
Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Provinca”. Operacioni, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albanaia, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët e Fast Belgjikës dhe midis ZQK Interpol Tirana e zyrës homologe të Interpol Brukselit. Kapet nga Fast Belgjika, në një provincë të Brukselit, një shtetas shumë i kërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për grumbullimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albania, për vendodhjen e një të shumëkërkuari që fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit, menjëherë kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca“, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin e shumëkërkuar L. D., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi L. D. ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit S. M., të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë. Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë. #bashkëmepartnerët./Dosja.al
Sondazh
SPAK bën bilancin e punës për Janarin: Mijëra euro të sekuestruara,, 15 të kallëzuar dhe 16 të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Foto ilustruese TIRANE- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka njoftuar sot se në bilancin e punës për muajin janar jan...
Publikohet FOTOJA/ Ky është Sotir Çabiri që rrafshoi hotelin me dinamit. 36-vjeçari mori hak pas vendimit të gjykatës
Sotir Çabiri SARANDË- Personi që po shikoni në foto është Sotir Çabiri, 36-vjeçari që u vu në prang...
Rrafshoi hotelin me dinamit, Sotir Çabirin e pikasën kamerat e sigurisë, familja kishte planifikuar të largohej drejt Anglisë
Hotel Bizanti SARANDË- Familja Çabiri, bashkëpronare e hotelit ‘Bizanti’ që u rrafshua dje nga shpëthimi i 30 kilogr...
Ngacmim seksual dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, çfarë po ndodh në Tiranë, 8 persona në pranga
Policia TIRANË- 8 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se sot ...
Tentoi të vjedhë një makinë, 27-vjeçari kapet mat me pinca në duar
Foto Ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të vjedhë një makin&eum...
Zhduken dy persona në 24 orët e fundit, familjarët ngrenë alarmin
Foto Ilustruese TIRANË- Dy persona janë zhdukur pa gjurmë. Denoncimi është bërë nga familjarët e tyre në polic...
Digjet gjatë natës makina në Shkodër, mori flakë për shkak të defektit
Foto Ilustruese SHKODËR- Një makinë, në pronësi të një 67-vjeçari është djegur gjatë natës n&...
VIDEO/ Shembi me tritol hotelin në Sarandë, arrestohet djali i një prej bashkëpronarëve, Sotir Çabiri i vuri dinamitin pasi gjykata i kaloi pronën grekut
Sotir Çabiri SARANDË- Sotir Çabiri, 36 vjeç, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit 'Bizanti', Spiro &Cc...
EMRAT/ Protesta e Opozitës para Kuvendit, vihen në pranga dy persona, një në kërkim
Protesta e Opozitës para Kuvendit TIRANË- Dy persona të identifikuar si Dorison Petoku dhe Jakup Stafa janë vënë në pran...
HARTA LIVE/ Rikthehet i ngrohti, rriten temperaturat, si parashikohet moti për sot
Moti TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe nga një mot i kthjellët, Shërbimi M...


