Aktualitet

Rrafshimi i hotelit me 30 kg dinamit, shpallet në kërkim Spiro Çabiri, dyshohet se kishte dijeni për planet e djalit

36-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke dalë nga hoteli pasi kishte instaluar dinamitin dhe u arrestua një ditë pas ngjarjes.

14 Shkurt 2023, 11:45 Nga F.M
Rrafshimi i hotelit me 30 kg dinamit, shpallet në kërkim Spiro
Spiro Çabiri dhe Sotir Çabiri

SARANDË- Prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Spiro Çabirin, bashkëpronari i hotelit “Bizanti” që u rrafshua nga një shpërthim me 30 kilogram dinamit, një ditë më parë. Ky vendim është marrë pasi në pranga, si autor i kësaj ngjarjeje ra vetë djali i Çabirit, Sotir Çabiri. 36-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke dalë nga hoteli pasi kishte instaluar dinamitin dhe u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Por, autoritetet kanë dyshime se edhe babai i të riut, Spiro Çabiri ka qenë në dijeni të planifikimit të këtij shpërthimi. Kjo pistë përforcohet dhe nga fakti që e gjithë familja kishte prerë biletat dhe dje do të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Shoqërimi i 36-vjeçarit anuloi planet.

Si qëndron çështja me hotelin ‘Bizanti’?

Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kishin nisur këtë betejë që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.

spiro cabiri sotir cabiri shembet hoteli me tritol dhimiter evangjeliu

Sondazh

Poll