Aktualitet

Publikohet FOTOJA/ Ky është Sotir Çabiri që rrafshoi hotelin me dinamit. 36-vjeçari mori hak pas vendimit të gjykatës

Babai i 36-vjeçarit, Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kishin nisur këtë betejë që prej vitit 2002.

14 Shkurt 2023, 10:35 Nga F.M
Publikohet FOTOJA/ Ky është Sotir Çabiri që rrafshoi
Sotir Çabiri

SARANDË- Personi që po shikoni në foto është Sotir Çabiri, 36-vjeçari që u vu në pranga si autori i shpërthimit të hotelit 'Bizanti' një ditë më parë në Sarandë, pronë ku babai i tij ishte bashkëpronar. I riu e planifikoi sulmin pas një lufte të gjatë në gjykata për pronësinë e hotelit. 

Babai i 36-vjeçarit, Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kishin nisur këtë betejë që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.

sotir cabiri spiro cabiri shembet hoteli me tritol

Sondazh

Poll