Politike

Përfaqësues të PD po shkojnë tek Komisariati nr.1 në mbështetje të protestuesve të ndaluar: Kemi garancinë se do lirohen

Sorina Koti, e shoqëruar nga Bislim Ahmetaj dhe avokatja Adriana Kalaja u interesuan për ta pranë komisariatit 1 ku ata ndodhen dhe prej aty thanë se dolën me garancinë se do të lirohen.

13 Shkurt 2023, 19:39 Nga k.m.
Përfaqësues të PD po shkojnë tek Komisariati nr.1 në
Sorina Koti

TIRANË- Policia e Tiranës shoqëroi tre protestues, të cilët dyshohet se kanë hedhur kapsolla dhe tymuese para Kuvendit, duke sjellë kështu edhe lëndimin e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit. Në mbështetje të protestuesëve ka shkuar deputetja demokrate, Sorina Koti, e shoqëruar nga Bislim Ahmetaj dhe avokatja Adriana Kalaja u interesuan për ta pranë komisariatit 1 ku ata ndodhen dhe prej aty thanë se dolën me garancinë se do të lirohen.

FJALA E TYRE PARA MEDIAVE:

Sorina Koti: Është protesta e radhës ku asnjë zë nuk mund të cenohet, burgoset apo shoqërohet në Komisariatet e Policisë, aktualisht janë 3 përfaqësues të Partisë Demokratike në Komisariat, por për shkak të moshës njëri prej tyre do të lirohet shpejt, dy të tjerë janë njëri i forumit dhe tjetri anëtar, të cilët janë ndaluar sepse po protestojnë për fjalën e lirë, për pluralizmin politik dhe për të mbrojtur të drejtën e fjalës. Unë sapo dola tani bashkë me kolegët e mi nga Komisariati ku kemi marrë garanci se ata do të lirohen së shpejti sepse në fund të fundit është e drejta kushtetuese e secilit nga ne për të protestuar, qoftë Brenda parlamenti apo jashtë tij. Kështu që askush nuk ka të drejtë për të cënuar këdo që proteston për të drejtat e tij, ne do presim këtu deri në momentin që anëtarët tanë të dalin nga ambientet e Komisariatit. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ahmetaj: Kemi marrë përsipër që çdo i ndaluar në protestat tona që kanë filluar të shtunën që të mbrojmë çdo të ndaluar dhe të shoqëruar që merr pjesë në protestat tona. Do të amnistohen. Jam në monitorim të çdo veprimi që bën policia në dënim dhe cënim të së drejtës për të protestuar. Të shtunën dhe sot policia është sjellë mirë, i bëj thirrje të vazhdojë kështu. Hedhja e tymueseve është e lejuar.

Adriana Kalaja: Janë tymuese me ngjyrën e flamurit kombëtar, të PD. Protesta ku shprehet fjala e lirë është ditë gëzimi. në një ditë feste hidhen dhe tymuese dhe fishekzjarre sakohë nuk cënohet jeta e policëve dhe institucionet. Garantoj të gjithë protestuesit në emër të PD që ka ikur koha që protestuesit qëndronin dyerve të komisariateve dhe gjykatave. Do jemi këtu për të gjitha rastet. Policia mos ti agravojë shoqërimet, të enjten do jemi prapë në protestë.

Ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha u la takim mbështetësve të opozitës të enjten, sërish para Kuvendit.

sorina koti

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2023, 18:30 k.m.

Ndërpritet seanca plenare

Taulant Balla dhe Flamur Noka TIRANË- Pas gati 2 orësh është ndërprerë seanca e sotme plenare. Teksa kreu i grupit parlamenta...