Politike

Akuzat për VIDEOT erotike/ Berisha-deputeteve të PS: Cilës nga ju i ka djegur? Eliza, cilës? Latë nam!

Sali Berisha tha se kishte prova për aferat e Charles McGonigal, duke sulmuar edhe njëherë socialistet që kërkuan largimin dhe dënimin e tij nga Kuvendi.

13 Shkurt 2023, 18:12 Nga k.m.
Akuzat për VIDEOT erotike/ Berisha-deputeteve të PS: Cilës nga ju
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar debatin me Elisa Spiropalin në Kuvend. Në fjalën e tij, Berisha tha se kishte prova për aferat e Charles McGonigal, duke sulmuar edhe njëherë socialistet që kërkuan largimin dhe dënimin e tij nga Kuvendi.

"Le të bëjmë një marrëveshje këtu. Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju. Thoni pak, dhe unë të them, të vërtetën. Elisa, pyeti cilësi ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Cilës? Po ka marrëzi si kjo mor. Unë thashë çfarë pësuat. Pse kam akuzuar McGonigal, ju i dilni zot këtu atij. Pse me erotizmat e McGonigal doni të fshihni aktivitetin e tij, subversiv në Shqipëri. Me këto doni ta kaloni, jo nuk e kaloni ju dot me këto. Latë nam ëëëëë. Në historinë e parlamentit...po ai zotëria. Ai ka nxjerrë viza për moldave. Të dalë dhe të thotë jo. Mendo që edhe ajo moldavja ka një nënë dhe një motër. Ai është kapur në flagrancë mo, ai që keni kryetar grupi. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament. Do më heqësh fjalën? Ashtu? Po e mbron,"-tha Berisha.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama që nuk ishte në sallë për shkak se kishte takimin më homologun bararez, përgjigjen Berishës ia dha ministrja e Shtetit Elisa Spiropali.

“Salil lenini dhe Flamur Trocki do bënin revolucion po revolucioni mbeti në rrugë. Rri më flamur ca ke m burrë. Revulucioni mbeti në rrugë doktor, se revolucioni do pastërti mend, revolucioni do kaos, do njerëz, revolucioni do bindje të cilat ju nuk i keni doktor, prandaj do mbeteni siç thotë Flamuri, një vit, 2 vjet, 10 vjet rrugëve për të bërë revolucioni që se bëtë kurrë në partinë që e morët peng. Ju jeni këta. Është e turpshme për një burrë të shpifë të përgojojë të shantazhojë gratë. Gurra popullore i ka rezervuar një vend të posaçëm burrave që merren me gratë. Kurse populli ju rezervon një vend të veçantë duke i tkurrur duke i bërë më të vegjël e më të parëndësishëm. Ne jemi këtu burra egra që tu flasim familjeve. Të jesh i bindur që deklarata që lexoi Denaj është e plotë dhe i referohet bëmave tuaja. Keni mbërritur në një nivel të pabesueshëm në raport me njerëzit, familjet dhe me këdo. Doktor nuk bëhet revolucion me këto, mblidh mendjen,"-tha Spiropali.

sali berisha seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll