Politike

Mbaron Kuvendi, Berisha i drejtohet protestuesëve: Rama do të paraqesë McGonigal si turist seksi. Socialistët s'largohen nga Kuvendi pa lejen tuaj herë tjetër

Sali Berisha tha se kryeministriu Edi Rama po tentonte që ta kthente skandalin e Charles McGonigal në një skandal seksi, por ai nuk do ta lejonte diçka të tillë.

13 Shkurt 2023, 18:47 Nga k.m.
Mbaron Kuvendi, Berisha i drejtohet protestuesëve: Rama do të
Sali Berisha

TIRANË- Mbaron Kuvendi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua protestuesëve. Në fjalën e tij, Berisha tha se kryeministriu Edi Rama po tentonte që ta kthente skandalin e Charles McGonigal në një skandal seksi, por ai nuk do ta lejonte diçka të tillë. Ndaj shtoi se herën tjetër, socialistët nuk do të ikin nga Kuvendi pa lejen e protestuesëve.  

"Së pari, dua të ju falënderoj në mënyrën më të përzemërt, mirënjohje më të thellë. Prania juaj këtu ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, për ne, për demokratët shqiptarëe kudo që ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë. Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar. Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë. Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë. Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju,"-tha Berisha.

sali berisha protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2023, 18:30 k.m.

Ndërpritet seanca plenare

Taulant Balla dhe Flamur Noka TIRANË- Pas gati 2 orësh është ndërprerë seanca e sotme plenare. Teksa kreu i grupit parlamenta...