Politike

'Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta'/ Meta nga protesta: Policët paguhen keq, shefat e tyre janë në mes të ditës e natës me trafikantë droge

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

13 Shkurt 2023, 18:17 Nga a.l
'Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta'/ Meta
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij para turmës, Meta tha se shefat e policisë bashkëpunojnë me kriminelë.

"Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë 750 mijë vota për të certifikuar. Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta. Ky nuk është më parlamenti i shqiptarëve që respekton rregulloren, por është kthyer në institucion që i shërben Ramës. Policët tanë paguhen më keq në rajonin tonë. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë", tha Ilir Meta. 

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll