Politike

Mbyllet protesta, Berisha shkon në selinë e PD. Boshatiset edhe oborri i Kuvendit

Sali Berisha tha se beteja kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të vazhdojë.

13 Shkurt 2023, 18:51 Nga k.m.
Mbyllet protesta, Berisha shkon në selinë e PD. Boshatiset edhe oborri
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD-së pasi të mbyllet edhe protesta e organizuar para Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Berisha tha se beteja kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të vazhdojë.

"Parlamenti dëshmoi se çfarë përfaqëson sonte. U detyruan të lënë parlamentin dhe të largohen, sepse e vërteta është se janë shumë më afër me bandat dhe krimin se sa me tempullin e demokracisë. Kjo betejë do të vazhdojë, do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2023, 18:30 k.m.

Ndërpritet seanca plenare

Taulant Balla dhe Flamur Noka TIRANË- Pas gati 2 orësh është ndërprerë seanca e sotme plenare. Teksa kreu i grupit parlamenta...