Politike

Nikolla i ndërpreu fjalën, Noka i fyn bilbilit tek veshi i Toni Gogut, socialisti nxehet: Burrë i frustruar, ora e drejtësisë po të vjen (Çfarë di?)

Pas kësaj, është marrë vendimi që deputeti Flamur Noka të përjashtohet, por ai nuk ka lënë sallën, ndërsa Gogu i tha se Noka kishte frikë nga drejtësia.

13 Shkurt 2023, 18:20 Nga k.m.
Nikolla i ndërpreu fjalën, Noka i fyn bilbilit tek veshi i Toni Gogut,
Toni Gogu dhe Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu nisi që të mbante fjalën e tij në Kuvend, por pranë tij ka shkuar demokrati Flamur Noka, i cili po i frynte me një bilbil në vesh. Pas kësaj, është marrë vendimi që deputeti Flamur Noka të përjashtohet, por ai nuk ka lënë sallën, ndërsa Gogu i tha se Noka kishte frikë nga drejtësia.

PJESË NGA DEBATI: 

Flamur Noka: Më jep fjalën moj.
Lindita Nikolla: Të të vijë turp zoti Noka për sjelljen. Të tërheq vëmendjen.
Toni Gogu: Ky zotëria që i bie bilbilit bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Shpirtrat e shqiptarëve e kuptojnë ç'do të thotë tërmet, vetëm ky nuk e kupton se është burrë i frustruar nga drejtësia. Po i vjen ora e drejtësisë prandaj bën kështu. Fjalën nuk ma ke dhënë ti, shko ulu atje. Këtu ka burra të frustruar nga drejtësia.
Nikolla: Po më detyroni të marr masa zoti Noka
Noka: Vazhdo me masat ti...Tërmeti McGonigal.
Toni Gogu: Ky zotëria kur binte tërmeti ishte duke mallkuar zjarrfikët dhe njerëzit që shpëtonin jetë.
Nikolla: Kërkoj 5 minuta pushim dhe ju lutem thirrni arsyes.

toni gogu flamur noka seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll