Politike

Ndërpritet seanca plenare

Teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla po mbante fjalën e tij, Flamur Noka i shkoi pranë me bilbil dhe nuk e la të mbante fjalën e tij.

13 Shkurt 2023, 18:30 Nga k.m.
Ndërpritet seanca plenare
Taulant Balla dhe Flamur Noka

TIRANË- Pas gati 2 orësh është ndërprerë seanca e sotme plenare. Teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla po mbante fjalën e tij, Flamur Noka i shkoi pranë me bilbil dhe nuk e la të mbante fjalën e tij. Taulant Balla tha se situata e krijuar në Kuvend është një skenar dhe presion i opozitës kundër hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin.

“E vërteta është se qëkur nisi sesioni i ri parlamentar, në të njëjtën orë ishte thirrur për Gërdecin për të dëshmuar Shkëlzen Berisha. Arsyeja e bllokimit është kjo, nuk ka lidhje kjo me drejtësinë amerikane. Ky është me presion i poshtër kundër SPAK-ut për Gërdecin dhe 21 janarit dhe për çështjen mes dy palëve që zihen për vulën, Kuvendi duhet të marrë masa edhe më të ashpra disiplinore për fyerjet me natyrë seksiste. Diskriminimi me bazë gjinore është i patolerueshëm. Është e papranueshme që një burrë që ka gruan e vetë vajzat e veta, ë krijojë këto insinuata. Prandaj në këto kushte i propozoj ndërprerjen e seancës dhe sipas rregullores do i drejtohemi institucioneve për këtë situata. Zonja drejtuese e seancës, nuk ka dyshim që skenari i parapërgatitur për të penguar deputetët është i zhvilluar prej disa javësh. Hallin e Berishës me drejtësinë nuk e zgjidh dot bilbili,"-tha Balla.

taulant balla flamur noka seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll