Sport

VIDEO/ Rroftë 'Fair-Play' skocez! Shikoni se si veproi Glasgow Rangers, pasi një lojtar i saj shënoi një gol të diskutueshëm…

Trajneri i ekipit skocez urdhëroi lojtarët e tij, që t'i lejojnë kundërshtarët të shënojnë një gol për të barazuar, pasi një nga lojtarët e tij shënoi në një lojë të diskutueshme.

13 Shkurt 2023, 10:52 Nga DOSJA

VIDEO/ Rroftë 'Fair-Play' skocez! Shikoni se si veproi Glasgow

SKOCI - Fatmirësisht, në botën e futbollit profesionist po ndodhin ende episode që na tregojnë se ne mund të besojmë në të dhe se mund të shërbejë si shembull për të gjithë të rinjtë, që po e nisin futbollin përtej simulimeve, ofendimeve apo sulmeve, që fatkeqësisht ndodhin më shpesh se sa ne do të donim.

Në raundin e pestë të Kupës së Skocisë, Glasgow Rangers dhe Patrick Thistle, po luanin përballë njeri-tjetrit. Kur rezultati ishte 1-1, një lojtar i skuadrës vendase shënoi një gol në mënyrë të diskutueshme. Mysafirët donin t'i kthenin topin, njëri prej tyre, por befas Malik Tillman, përfitoi nga situata, vodhi topin dhe për habinë e të gjithëve shënoi 2-1.

Ishte një veprim që ngjalli shpejt zemërimin e lojtarëve të Patrick Thistle, të cilët protestuan me zemërim kundër veprimit. Pikërisht aty, trajneri i Rangers, Michael Beale, i urdhëroi lojtarët e tij që t'i linin kundërshtarët të barazonin, diçka që ata iu bindën pavarësisht se disa prej tyre, si portieri, ishin disi të rezervuar. Një veprim, që e detyroi trajnerin rival të shkojë në zonën teknike të Beale, dhe ta urojë atë për lojën e ndershme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll