Sport

Mbeti nën rrënojat e tërmetit… Humb jetën trajneri i portierëve të Iskenderunspor!

Është bërë e ditur, se Uğur Kurt, trajneri i portierëve të İskenderunsporit, një prej skuadrave të Ligës së 2-të të TFF-së, ka humbur jetën në tërmetin 7.7 ballë që është ndjerë në Kahramanmaraş dhe në 10 provinca të tjera turke

12 Shkurt 2023, 18:34 Nga DOSJA
Mbeti nën rrënojat e tërmetit… Humb jetën trajneri i

TURQI - Lajmi i keq erdhi për Uğur Kurt, trajneri i portierëve të İskenderunspor, një nga ekipet e Ligës së Dytë të TFF. Presidenti i klubit Başakşehir, Göksel Gümüşdağ, ka njoftuar se Uğur Kurt, i cili ishte anëtar i klubit të tyre për një kohë, ka ndërruar jetë nën rrënojat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë.

“Me pikëllim mësova lajmin për vdekjen e Uğur Kurtit, i cili gjithashtu punonte në akademinë tonë dhe së fundmi ka punuar si trajner portierësh te İskenderunspor.

Zoti e mëshiroftë mësuesin tonë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe të afërmve të tij,”- ka ngushëlluar presidenti i klubit të Başakşehir.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll