Sport

VIDEO/ Pas 80 minutash, ‘dorëzohet’ Leeds në "Elland Road". Rashford e Garnacho ‘heronjtë’ e Manchester United…

Rezultatin 2-0 përfundoi takimi për Man.United, që ngjitet në 46 pikë në renditje, pas 23 ndeshjeve të luajtura.

12 Shkurt 2023, 18:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas 80 minutash, ‘dorëzohet’ Leeds në "Elland

ANGLI - Manchester United triumfon në javën e 23-të të Premier League. ‘Djajtë e Kuq’ të holandezit Erik Ten Hag ia dolën t’i ‘shtrijnë për tokë’ dy herë blutë e Leeds dhe të fitojnë me rezultatin 2-0.

Një pjesë e parë jashtëzakonisht e bllokuar, ku Manchester Unitet e mbajti topin, por nuk arritën të godasin dhe të rrezikojnë. Në pjesën e dytë për zhbllokimin e ndeshjes, u kujdes i përhershmi Marcus Rashford. Një goditje me kokë në minutën e 80-të theu rezistencën e Leeds. Pesë minuta më pas erdhi edhe goli i dytë i Garnachos, që e ngjit United në kuotën e 46 pikëve.

Skuadra e Ten Hag e kontrolli lojën dhe e mbajti 70% zotërimin e topit, pa arritur megjithatë të gjejnë pasimin e duhur për shtatlartin Weghorst. Leeds u përpoq ta çojë ndeshjen në një nivel fizik dhe në fund të dyzet e pesë minutave të para rezultati ishte ende 0-0.

Pas pushimit ritmi u rrit ndjeshëm dhe gjithçka foli për ‘Djajtë e Kuq’. Në minutën e 64-t United pati shansin e parë të madh të ndeshjes. Goditja e Diogo Dalot nga jashtë zonës tronditi traversën, por pa gol. Në minutën e 80-të Unitet, më në fund, kalon në avantazh.

Krosim i Luke Shaw nga e majta, gjeti goditjen me kokë të Rashford, që mposhti Meslier dhe bëri 1-0. Pesë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi, me aksionin personal të Garnacho. Këtu, me rezultatin 2-0 përfundoi takimi, me United që ngjitet në 46 pikë në renditje, pas 23 ndeshjeve të luajtura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll