Sport

Seria A/ Juventusi gjen golin me Rabiot, Fiorentina mundet mes të dridhurave!...

Goli i Rabiot në pjesën e parë i mjafton bardhezinjve për të fituar 1-0 dhe shkaktuar humbjen e katërt ‘violëve’ në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

12 Shkurt 2023, 20:55 Nga DOSJA
Seria A/ Juventusi gjen golin me Rabiot, Fiorentina mundet mes të

ITALI - Juventusi mundi 1-0 Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për ditën e 22-të të Serisë A dhe u ngjit në 29 pikë në renditje, duke iu afruar vendit të shtatë të zënë nga Torino dhe Udinese. Ndeshja në stadium u vendos me një goditje me kokë të Rabiot, pas një asistimi të shkëlqyer të Di Maria në minutën e 34-t. 

Në pjesën e dytë, bardhezinjve iu anulua golin i Vlahovicit për një milimetër jashtë loje të Ranierit në fillim të aksionit. Rezultati përfundimtar nuk ndryshon dhe për Violën vjen humbja e katërt në pesëshen e fundit të kampionatit.

Një tjetër hap përpara për t'u larguar nga fundi i renditjes dhe për të synuar skuadrat përpara, siç kërkoi Allegri në prag. Pikët e fituara në fushë janë 44 (-15), të cilat do ta vendosnin Juventusin vetëm në vendin e dytë, por realiteti i momentit kërkon që bardhezinjtë të mendojnë hap pas hapi. 

Pavarësisht ftohjeve të fundit, ka shenja pozitive: Juve po demonstron krenari dhe unitet, e mban portën e paprekur për ndeshjen e tretë radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe pret me padurim ‘play- off’-in kundër Nantes të enjten. Për Fiorentinën, pavarësisht performancës së mirë në përgjithësi, një tjetër mbrëmje për të lëpirë plagët e tyre përballë një renditjeje vërtet të zymtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll