Sport

Seria A/ Napoli nuk gabon: 3-0 ndaj Cremoneses. Arratisja vazhdon me qetësi…

Kvaratskhelia feston ditëlindjen me një gol, më pas, për rezultatin kujdesen Osimhen dhe Elmas. Cremonese pa një shans në Maradona

13 Shkurt 2023, 06:57 Nga DOSJA

Seria A/ Napoli nuk gabon: 3-0 ndaj Cremoneses. Arratisja vazhdon me

ITALI - Napoli mundi Cremonese 3-0 në ndeshjen e 22-të të Serisë A, duke arritur fitoren e gjashtë radhazi dhe duke vazhduar me qetësi ecurinë e tyre në krye të tabelës. 

Te ‘Maradona’, pas një fillimi të ngadaltë, sfida u zhbllokua nga Kvaratskhelia (22’) me një gjuajtje diagonale. Në pjesën e dytë, goli i Osimhenit (65’) i 17-ti në kampionat mbylli llogaritë, duke i lënë Elmasit (79’) nderin të përfundonte festën e ndeshjes.

Gjithsesi, takimi nuk kishte histori, liderët e Napolit kundër ‘Hirushes’ së kampionatit të ardhur nga Cremona, nuk mund të gabonin dhe nuk e bënë. Te ‘Maradona’, djemtë e Spallettit arritën fitoren e tyre të gjashtë radhazi në Serie A, duke fituar 3-0 ndaj Cremoneses dhe për momentin kaluan në 16 pikë përpara Interit të vendit të dytë dhe duke konfirmuar ndjenjën e epërsisë së qartë, ku kanë grumbulluar 59 pikë pas 22 javësh.

Me qetësinë e skuadrave të mëdha dhe me dëshirën për hakmarrje nga eliminimi befasues nga Kupa e Italisë, Napoli mori në shtëpi tre pikë, duke u mbështetur në pikat e forta ose në një lojë ekipore të përmirësuar. 

Pas një fillimi të guximshëm nga Cremonese, Napoli ngriti në mënyrë të pashmangshme qendrën e gravitetit, por për të zhbllokuar ndeshjen u desh një intuitë e Kvaratskhelias në javën e 22-të në ditëlindjen e tij të 22-të: gjuajtje diagonale dhe topi përfundon në rrjetë.

Seria A/ Napoli nuk gabon: 3-0 ndaj Cremoneses. Arratisja vazhdon me

Për koincidencë ishte edhe minuta e 22-të e ndeshjes! Goli si dhuratë e Napolit për ditëlindjen e tij… Më pas, shënuan Osimhen (65’) dhe Elmas (79’), ndërkohë që Napoli u kufizua në menaxhimin e ritmit dhe zotërimit të topit deri në përfundim të takimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll