Sport

Kalimi i Zaniolos te Galatasaray, largon Matan: në qershor ai do kthehet në shtëpi...

Fantazistit spanjol do t'i duheshin aktivizim në 20 ndeshje për të paktën 45 minuta për të rinovuar kontratën e tij për sezonin 2023/24. Për momentin, ai ka luajtur vetëm katër herë.

13 Shkurt 2023, 10:23 Nga DOSJA
Kalimi i Zaniolos te Galatasaray, largon Matan: në qershor ai do kthehet

TURQI - I zbritur në Stamboll verën e kaluar, spanjoli i njohur Juan Mata nuk ka qenë kurrë në qendër të projektit të Galatasaray dhe ardhja e Nicolò Zaniolo, do t'i ngushtojë edhe më shumë hapësirat. 

Gazeta turke 'Fanatik' thekson, se spanjoli do të rikthehet për të luajtur në vendlindje në fund të sezonit, për shkak se klauzola e rinovimit automatik për sezonin e ardhshëm nuk do të aktivizohet. 

Në fakt, Matas do t'i duhej aktivizim në 20 ndeshje për të paktën 45 minuta për të rinovuar kontratën e tij për sezonin 2023/24. Për momentin, ai ka luajtur vetëm katër herë midis ligës dhe kupës së Turqisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll