Sport

Premier League/ Man.City 'gjunjëzon' Aston Villan dhe tani i bën presion Arsenalit...

Përpara se të shkonin në ‘Emirates Stadium’ të mërkurën, ‘Qytetarët’ rifituan vlerat e tyre, pasi mposhtën 3-1 Aston Villan të dielën. Ata tani do të sfidojnë Arsenalin për tre ditë me ambicie.

12 Shkurt 2023, 20:34 Nga DOSJA

Premier League/ Man.City 'gjunjëzon' Aston Villan dhe tani i

ANGLI - Përpara se të shkonin në ‘Emirates Stadium’ të mërkurën, ‘Qytetarët’ rifituan vlerat e tyre, duke dominuar Aston Villan të dielën. Ata do të sfidojnë Arsenalin pas tre ditësh me ambicie. Përplasja e së mërkurës mes Arsenalit dhe Mançester Cityt, një ndeshje e vonuar e ditës së 12-të, tashmë po bëhet një nga pikat e kthesës në Premier League.

Me fitoren e tyre të dielën në shtëpi ndaj Aston Villas (3-1), ‘Qytetarët’ u rikthyen në tre pikë nga lideri në renditje. Dhe, edhe nëse lojtarët e Mikel Artetas do të kenë ende një ndeshje me vonesë (kundër Evertonit më 1 mars), një sukses për djemtë e Pep Guardiolës do të ringjallte plotësisht shpresat në garën për titull. Presioni do të ishte i madh nga ana e ‘Topçinjve’.

Humbja shqetësuese në ndeshjen e javës së kaluar në Tottenham, ishte ndoshta një parantezë.  Dyshimet për Manchester Cityn u zbutën të dielën kundër Aston Villas. Një fitore e qartë, e siguruar që në pjesën e parë. Kthimet e Ruben Dias dhe Aymeric Laporte në mbrojtje dhe qëndrimi i Ilkay Gündogan dhe Kevin de Bruyne, nuk janë të panjohura për këtë. Mesfushori belg duket se i ka gjetur këmbët. Ai ishte menjëherë animatori i madh i ‘Qytetarëve’.

Rezultatit do të vinte menjëherë, pas një trillimi të Rodrit (4’), pas një goditje nga këndi të Mahrez. Më pas, vjen një pasim i jashtëzakonshëm i De Bruyne për Erling Haaland, i cili me një goditje me kokë i ofroi Gündogan (39’) mundësinë për t’i çuar shifrat në 2-0. Mahrez (45’+1) nga pika e penalltisë do të fiksonte rezultatin 3-0, pas një paraqitje impresionuese të Man.Cityt.

Premier League/ Man.City 'gjunjëzon' Aston Villan dhe tani i

Pothuajse i fjetur pas pushimit, ose i mërzitur nga mungesa e Haaland, i zëvendësuar për shkak të dhimbjes në kofshë, Manchester City u qetësua dhe Watkins (61’), pas humbjes së topit nga Bernardo Silva, nuk humbi asnjë rast për të ngushtuar epërsinë në 3-1. Ndërhyrjet e Edersonit, në goditjen e Coutinho (81’) dhe krosimin e Moreno (82’), frenuan entuziazmin në stadiumin ‘Etihad’.  E sigurtë është që Pep Guardiola nuk duhet ta ketë shijuar këtë periudhë të dytë të lojës. Gjithsesi, shifrat e fitores 3-1 nuk ndryshuan. Mendja e ‘Qytetarëve’ tani është në takimin e të mërkurës në Londër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll