Bota

Aleppo qyteti 'fantazmë' në Siri pas tërmetit shkatërrues, OBSH dërgon furnizime me vlerë 290,000 dollarë

Tedros Adhanom Ghebreyesus u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum i Dubait të shtunën në mëngjes me një fluturim ndihme humanitare që mbante pajisje urgjente traumatike dhe kirurgjikale me vlerë më shumë se 290,000 dollarë, në koordinim me Qytetin Ndërkombëtar Humanitar të Dubait (IHC). 

11 Shkurt 2023, 16:33 Nga a.l
Aleppo qyteti 'fantazmë' në Siri pas tërmetit
Drejtori i OBSH

TRUQI- Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka mbërritur në qytetin e goditur nga tërmeti në Siri, Aleppo. Mediat e huaja raportojnë se, Tedros Adhanom Ghebreyesus u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum i Dubait të shtunën në mëngjes me një fluturim ndihme humanitare që mbante pajisje urgjente traumatike dhe kirurgjikale me vlerë më shumë se 290,000 dollarë, në koordinim me Qytetin Ndërkombëtar Humanitar të Dubait (IHC). 

Ne kemi një sistem që do ta zgjerojmë. Ne kemi furnizime të paravendosura në vend, ku kemi magazina kombëtare,"tha Ryan, duke shtuar se IHC në Dubai do të veprojë si një qendër logjistike "backup". 

Që nga tërmeti i së hënës, shpëtimtarët dhe vullnetarët janë duke u përpjekur me pak mjete për të gjetur të mbijetuar nën mbeturinat e betonit të ndërtesave të shembura. Kombet e Bashkuara thonë se fatkeqësia mund të ketë lënë deri në 5.3 milionë njerëz të pastrehë në Siri , duke përfshirë 200,000 njerëz vetëm në Aleppo. Të mbijetuarit e tërmetit janë dyndur në kampet e ngritura për njerëzit e zhvendosur pas gati 12 viteve të luftës nga pjesë të tjera të Sirisë. Shumë humbën shtëpitë e tyre ose janë shumë të frikësuar për t'u kthyer në ndërtesat e dëmtuara. Sistemi i kujdesit shëndetësor të Sirisë është rrënuar nga vitet e konfliktit.

termet ne turqi

Sondazh

Poll