Bota

Presidenti polak: Vendimi i dërgimit të avionëve për Ukrainën nuk është i lehtë

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda duke folur me Laura Kuenssberg, tha se dërgimi i avionëve F-16 do të ishte një vendim shumë serioz që nuk ishte i lehtë për t'u marrë.

11 Shkurt 2023, 15:40 Nga I.A
Presidenti polak: Vendimi i dërgimit të avionëve për
Andrzej Duda

POLONI- Një nga aleatët më të afërt të Ukrainës ka hedhur dyshime nëse do të ishte në gjendje të furnizonte Presidentin Volodymyr Zelenksy me avionët luftarakë që ai thotë se janë të nevojshëm për të fituar luftën me Rusinë. Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda duke folur me Laura Kuenssberg, tha se dërgimi i avionëve F-16 do të ishte një vendim shumë serioz që nuk ishte i lehtë për t'u marrë.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë. Muajin e kaluar, ishte një nga disa vende që u zotuan të dërgonin më shumë tanke, municione dhe pajisje në vijën e frontit. Komentet e Presidentit Duda vijnë pavarësisht se ai dhe Presidenti Zelensky folën këtë javë, në fund të turneut të papritur evropian të liderit ukrainas. 

Në Varshavë, Presidenti Duda më tha se dërgimi i avionëve F-16 do të përbënte një problem serioz sepse, ata kanë më pak se 50 avionë në forcat ajrore polake. Ai gjithashtu theksoi se avionët luftarakë, si F-16, kanë nevojë shumë serioze për mirëmbajtje, kështu që nuk mjafton vetëm të dërgohen disa avionë.

andrzej duda volodymyr zelenksy

Sondazh

Poll