Bota

'Aya' mrekullia që lindi nga rrënojat/ Mijëra oferta për ta birësuar, HABIT pediatri: Nuk do të lejoj askënd ta adoptojë

Dr. Khalid Attiah, menaxheri i spitalit, tha se ai ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz që duan të birësojnë Aya. Attiah dhe gruaja e tij kanë një vajzë të tyren 4 muajshe dhe gruaja e tij po ushqen me gji Aya së bashku me fëmijën e tyre.

11 Shkurt 2023, 16:17 Nga a.l
'Aya' mrekullia që lindi nga rrënojat/ Mijëra oferta
Aya

TURQI-  Mijëra oferta erdhën për të adoptuar Aya, foshnjën e porsalindur që u gjet në rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit. Aya, emri i së cilës në arabisht do të thotë mrekulli, kishte disa orë që jetonte dhe ishte ende e lidhur me nënën e saj nëpërmjet kordonit të kërthizës në kohën e shpëtimit të saj. Nëna, babai dhe 4 vëllezërit e motrat e saj u vranë të gjithë nga tërmeti, shkruajnë mediat e huaja. 

Pasi u gjet, Aya u dërgua me urgjencë në spital. “Ajo mbërriti të hënën në një gjendje kaq të keqe, kishte gunga, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë. Nuk do të lejoj askënd ta adoptojë ende. Derisa të afërmit e saj më të largët të kenë mundësinë të marrin përgjegjësinë, unë do ta trajtoj atë sikur të ishte një nga familja ime,” tha Dr. Hani Marouf, mjeku që e trajtonte, duke shtuar se ajo tani është në gjendje stabile.

Dr. Khalid Attiah, menaxheri i spitalit, tha se ai ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz që duan të birësojnë Aya. Attiah dhe gruaja e tij kanë një vajzë të tyren 4 muajshe dhe gruaja e tij po ushqen me gji Aya së bashku me fëmijën e tyre.

Xhaxhai i madh i Aya-s planifikon ta adoptojë atë pasi të dalë nga spitali. Por, si shumë të tjerë në zonë, shtëpia e tij u shkatërrua dhe familja e tij prej 11 personash aktualisht jeton në një tendë. Aya është vetëm një nga një numër i paimagjinueshëm jetimësh të mbetur nga tërmeti, i cili tani ka shkaktuar më shumë se 25,000 vdekje.

termet ne turqi

Sondazh

Poll