Bota

Tërmeti shkatërrues Turqi-Siri/ OKB: Fatkeqësia më e madhe në 100 vitet e fundit

Siç tha ai, ajo që ndodhi në zonën përreth epiqendrës së tërmetit është ngjarja më e keqe e 100 viteve të fundit në rajon.

11 Shkurt 2023, 15:42 Nga a.l
Tërmeti shkatërrues Turqi-Siri/ OKB: Fatkeqësia më e madhe
okb

TURQI- Nënsekretari i përgjithshëm i OKB -së për Çështjet Humanitare Martin Griffiths i bëri thirrje komunitetit botëror qw tw solidarizohen me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri të shtunën, ndërsa emergjencat civile vijojnw kwrkimet pwr tw mbijetuarit. 

Duke folur në një konferencë shtyp në provincën turke të Kahramanmaras, Griffiths tha se kishte folur me familjet që janë zhvendosur dhe kanë mbetur në të ftohtë pa ushqim pas tërmetit.Griffiths vlerësoi reagimin e Turqisë ndaj katastrofës si të jashtëzakonshme dhe përshëndeti guximin e shpëtimtarëve që po punojnë gjatë gjithë kohës duke shpresuar për një tingull më shumë, një të mbijetuar, shkruajnë mediat e huaja. 

"Është fillimi dhe përvoja ime është se njerëzit janë gjithmonë të zhgënjyer në fillim," tha ai në një referencë të dukshme ndaj kritikave ndaj reagimit të autoriteteve pas tërmetit.

Siç tha ai, ajo që ndodhi në zonën përreth epiqendrës së tërmetit është ngjarja më e keqe e 100 viteve të fundit në rajon. Tërmeti i së hënës ishte më i rëndi që goditi Turqinë që nga viti 1939. Nga ana tjetër, lufta civile 11-vjeçare në Siri, e cila ka vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka lënë miliona të pastrehë, mbetet ngjarja më vdekjeprurëse në rajon në historinë e fundit.

termet ne turqi

Sondazh

Poll