Bota

Ndodh në Greqi! Burri rreh keq gruan...vetëm sepse ishte shëndoshur!

Një 40-vjeçar ka goditur gruan e tij, duke i përplasur me kokën në dysheme.

11 Shkurt 2023, 16:00 Nga k.m.
Ndodh në Greqi! Burri rreh keq gruan...vetëm sepse ishte
Foto ilustruese

GREQI- Një 40-vjeçar grek ka shkuar deri tani saqë ka rrahur gruan e tij dhe i ka përplasur me kokë në dysheme, vetëm sepse ajo kishte shtuar disa kilogramë. 

39-vjeçarja ka njoftuar Policinë dhe është ankuar se bashkëshorti e ka ofenduar në mënyrë vulgare për peshën e saj, e ka quajtur “të padobishme” dhe e ka rrahur. Ajo ka thyer televizorin nga nervat dhe më pas autori e ka shtyrë duke e bërë atë të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë përtokë. Por, para se ajo të ngrihej, ai i kapi kokën dhe e përplasi vazhdimisht në dysheme!

40-vjeçari u arrestua por i mohoi akuzat duke pretenduar se ishte një sherr i thjeshtë. Ndërsa bashkëshortja e tij u shpreh se dëshiron që çështja të zgjidhet jashtë gjykatës me ndërmjetësim. Kështu, seanca u shty për të enjten e ardhshme, ndërsa 40-vjeçari u la i lirë./Protothema

greqi

Sondazh

Poll