Bota

'Rusia po sulmon sërish Kievin'/ Borrell: BE-ja do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet derisa të fitojë

Sipas Borrell, objektivat civile të bombardimeve të Rusisë janë krime lufte dhe nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

11 Shkurt 2023, 16:06 Nga a.l
'Rusia po sulmon sërish Kievin'/ Borrell: BE-ja do të
Josep Borrell

SHBA- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Policinë e Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Ukrainën të mbrohet derisa të fitojë.

Rusia po sulmon përsëri Kievin, Kharkivin, Zaporizhzhia, Lviv dhe qytete të tjera të Ukrainës, dhe gjithashtu ka shkelur hapësirën ajrore moldave. BE-ja do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet derisa të mbizotërojë,” shkroi ai.

Sipas Borrell, objektivat civile të bombardimeve të Rusisë janë krime lufte dhe nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Më 10 shkurt, ushtria ruse nisi një sulm masiv me raketa në infrastrukturën kritike në Ukrainë. Forcat ukrainase rrëzuan 61 nga 71 raketa lundrimi të lëshuara nga Rusia.

josep borrell

Sondazh

Poll