Bota

U nxorr shëndoshë e mirë nga rrënojat/ 40- vjeçarja vdes sapo mbërrin në spital, ekipi gjerman mban një minutë heshtje

Duke vazhduar përpjekjet e kërkim-shpëtimit në rrënojat, ekipi gjerman mbajti një minutë heshtje për Zeynep Kahraman.

11 Shkurt 2023, 15:58 Nga a.l
U nxorr shëndoshë e mirë nga rrënojat/ 40- vjeçarja
tërmeti në Turqi

TURQI- Një grua vdiq në spital të shtunën një ditë pasi u nxorr nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqinë jugore, ku kishte mbetur e bllokuar për 104 orë që nga tërmeti shkatërrues i së hënës. Zeynep Kahraman u nxor nga rrënojat nga skuadra nga Gjermania pas 104 orësh, por ajo nuk mundi tw mbijetontge. 

Një person nga ekipi gjerman i shpëtimit tha: "48 orët e para janë të rëndësishme për ata që dalin nga rrënojat në operacione kaq të vështira shpëtimi. Kjo është arsyeja pse mjekët presin 48 orë dhe pastaj thonë se pacienti mbijetoi", tha ai.

Lajmin për vdekjen e Zeynep e ka bërë të ditur gazetari gjerman Jens Eberl. Gazetari gjerman ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, “Fatkeqësisht, sapo ka ardhur një lajm shumë i trishtë. Zeynep vdiq në spitalin ku u dërgua", shkroi ajo. 

Duke vazhduar përpjekjet e kërkim-shpëtimit në rrënojat, ekipi gjerman mbajti një minutë heshtje për Zeynep Kahraman.

termet ne turqi

Sondazh

Poll