Bota

Vijojnë kërkimet nën rrënoja/ Shpëtohen 5 anëtarë të një familjeje, babai ngashëren i lumtur: Zoti është i madh

Emergjencat civile më vonë arritën te babai, Hasan Aslan, por ai këmbënguli që vajza tjetër e tij, Zeynep dhe djali Saltik Bugra të shpëtoheshin së pari.

11 Shkurt 2023, 15:25 Nga a.l
Vijojnë kërkimet nën rrënoja/ Shpëtohen 5
Ekipet e shpëtimit

TURQI- Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë tërhequr të sigurt një familje me pesë anëtarë që mbijetuan brenda shtëpisë së tyre të shembur për pesë ditë. Ekipet e shpëtimit nxorrën fillimisht nënën dhe vajzën Havva dhe Fatmagul Aslan nga një grumbull mbeturinash në qytetin Nurdag, në provincën Gaziantep, shkruajnë mediat e huaja. 

Emergjencat civile më vonë arritën te babai, Hasan Aslan, por ai këmbënguli që vajza tjetër e tij, Zeynep dhe djali Saltik Bugra të shpëtoheshin së pari. Ndërsa babai nxirrej jashtë, shpëtimtarët brohoritën dhe brohorisnin "Zoti është i madh!" Shpëtimi i familjes pas 129 orësh e çon në të paktën nëntë numrin e njerëzve të shpëtuar të shtunën, pavarësisht nga pakësimi i shpresave mes temperaturave të ulta. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll