Politike

Foto e Metës me Duçkën, Kryemadhi: Nxorri arkivat, mua m'ka rastisur të jem në avion me persona që ekstradohen nga Anglia

Kryemadhi tha se “fotografitë e vjetra nuk e shpëtojnë Edi Ramën sepse as Ilir Meta, as Shkëlzen Berisha, as Sali Berisha nuk kanë paguar para për të korruptuar agjentin e FBI-së.”

11 Shkurt 2023, 12:07 Nga A.B
Foto e Metës me Duçkën, Kryemadhi: Nxorri arkivat, mua
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u pyet ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me protestën e sotme të opozitës. Ajo u shpreh se në këtë protestë po shkon si qytetare dhe jo si politikane. Po ashtu, deputetja u pyet dhe për foton e kreut të PL-së, Ilir Meta me Dorian Duçkën. 

Kryemadhi tha se “fotografitë e vjetra nuk e shpëtojnë Edi Ramën sepse as Ilir Meta, as Shkëlzen Berisha, as Sali Berisha nuk kanë paguar para për të korruptuar agjentin e FBI-së.”

“Sot pjesëmarrja do të jetë shumë e madhe. Nuk mendoj se do jenë vetëm mbështetësit e PD, do jenë dhe nga zona gri. Ajo çka kam parë sot, kam vënë re se pjesa më e lëkundur, ajo që është skeptike ndaj politikës do të dalë për të thënë se ne jemi këtu. Nuk e di sa do të zgjasë sepse nuk jam pjesë e organizimit. Unë dal si qytetare, nuk dal për liderët politikë. Edhe ju duhet të dilni për familjet tuaja. Mënyra se si Edi Rama trajton me arrogancë shoqërinë shqiptare, që thotë unë po të jap rrogën ty, edhe pse i paguan me paratë e qytetarëve shqiptarë. Sot ka shumë arsye për të protestuar. Duhet të dalim të tregojmë se çdo gjë nuk është ajo që tregon Edi Rama. Mënyra se si largohet Edi Rama është e ndryshme. Në SHBA Serwer më ka thënë se rruga juaj është e gjatë. Mendoj që protesta e studentëve është shembulli më i mirë, protesta e armëve kimike është shembulli i mirë. Pastaj hapat e tjerë mendoj që janë të ndryshme.

Më bëhet shumë qejfi që djali i hallës së Ilir Metës ka nxjerrë arkivin e 2013 ku Ilir Meta ishte në një takim me ambasadorin kinez. Fotografitë e vjetra nuk e shpëtojnë Edi Ramën sepse as Ilir Meta, as Shkëlzen Berisha, as Sali Berisha nuk kanë paguar para për të korruptuar agjentin e FBI-së. Mua më ka rënë të jem në avion me disa që ekstradoheshin nga Anglia. Fotografitë e vjetra janë memorie por kjo nuk e shpëton Edi Ramën se as Ilir Meta, as Shkëlzen Berisha nuk ka paguar për zyrtarët e FBI.

Ditë të shtune dhe ditë pushimi nuk ka protestë, ka manifestim. Protestë ka kur ne deputetët rrimë brenda në parlament dhe qytetarët jashtë dhe i kapim si miu në çark”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll