Politike

'Mesazhin e jep populli'/ Meta del nga selia e PL, i bashkohet protestës: Rama s'do i shpëtojë llogaridhënies

Kreu i PL-së tha se Rama duhet të largohet një herë e mirë nga vendi e jo të rinjtë e Shqipërisë.

11 Shkurt 2023, 12:26 Nga A.B
'Mesazhin e jep populli'/ Meta del nga selia e PL, i bashkohet
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar protestës së opozitës. Për mediat ai është shprehur se mesazhin do ta japë populli. Kreu i PL-së tha se Rama duhet të largohet një herë e mirë nga vendi e jo të rinjtë e Shqipërisë.

“Dita me diell duket që në mëngjes! Asgjë nuk i shpëton krimin dhe korruptuesin. Asgjë s’e shpëton. Mesazhin e sotëm e jep populli. Edi Rama është i rrëzuar. E di që është një fajtor dhe që nuk do t’i shpëtojë dot llogaridhënies. Është një fillim pakti. Është nëj ndryshim që do ndodhë me çdo çmim, në mënyrë që të mos i dëbojë Edi Rama fëmijët e shqiptarëve, por të ikë njëherë e mirë, një orë e më parë nga zyra e kryeministrit. Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë.

protesta e pd 11 shkurt 2023 ilir meta

Sondazh

Poll