Politike

"Berisha, Berisha", kryedemokrati del nga selia blu dhe i drejtohet bulevardit, pas e ndjek turma

Berisha i është bashkuar protestës kombëtare.

11 Shkurt 2023, 12:22 Nga F.M
"Berisha, Berisha", kryedemokrati del nga selia blu dhe i drejtohet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe po nis marshimin drejt bulevardit. Me dy gishtat lart dhe nën thirrjet e turmës së simpatizantëve që e shoqrojnë, Berisha i është bashkuar protestës kombëtare.

"Berisha, Berisha,"- dëgjohet të thërrasin në sfond demokratët. 

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

protesta e pd 11 shkurt 2023 sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll