Politike

Opozita në protestë poshtë zyrës së tij, Rama luan indiferentin, shkon në një poçeri. POSTON edhe VIDEO me KOD: Nga thyerja duhet të ngjitemi më lart!

Edi Rama ka shkuar në studion e qeramistit Adrian Dule, dhe po punon mbi një projekt që këtij të fundit i ka shkuar pak keq.

11 Shkurt 2023, 11:55 Nga k.m.
Opozita në protestë poshtë zyrës së tij, Rama luan
Edi Rama

TIRANË- Opozita po zhvillon një protestë poshtë zyrës së tij në Kryeministri, por Edi Rama duket se ka vendosur të bëjë "poça". Literalisht. Ndërkohë që opozita kërkon largimin e tij nga detyra, Rama ka shkuar në studion e qeramistit Adrian Dule, dhe po punon mbi një projekt që këtij të fundit i ka shkuar pak keq. Në postimin e tij, Rama nuk e ka bërë me dije se ku ndodhet, por "oxhaku" edhe kësaj here e tradhëtoi, ndërkohë që shoku i tij, Dule i tregon dështimin me punimin, ku nuk i kursen as fjalët joetike.

Opozita në protestë poshtë zyrës së tij, Rama luan
Edi Rama sot
Opozita në protestë poshtë zyrës së tij, Rama luan
Edi Rama pak kohë më parë

Por edhe pse bën sikur po punon, numri një i qeverisë tha edhe një mesazh të koduar për protestën duke u shprehur: Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart.

BISEDA MES TYRE: 

Adrian Dula: Prit se edhe lëviz kjo dreq se nuk është fikse, lëviz poshtë. Ti nuk e ke idenë çfarë ndryshimi pësova unë kur më dhe ti idenë e bronzit, se kur i pashë të thyera në furrë jo u preva...po thashë vari lesht. Gjithë ajo punë, gjithë ai mund! Se kam shpjeguar akoma se çfarë dreqin pësoi. Kur më dhe idenë e brozit dhe më the bëjë kështu, thashë o zot bëftë hajër. Ku e ka gjithë atë tru.

Rama: Ta kam thënë...

Adrian Dule: Në fakt për hir të vërtetës, për çdo gjë që ka dalë nga furra e thyer, e ke gjetur një zgjidhje...

Rama: Ka një arsye që thyhet, të cilën nuk e dimë por duhet ta marrim mesazhin dhe duhet ta kthejmë thyerjen në kreativitet. Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart.

Videon e ka shpërndarë në Facebook-un e tij duke u hequr sikur ishte live me përshkrimin: Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thot jo, sapo u hap një rrugë e re. 

Por deri më tani burime nga Dosja.al bëjnë me dije se as Rama dhe as punonjësit e tjerë të Kryeministrisë nuk ndodhen në godinë, e cila është e rrethuar nga një varg me efektivë të Policisë së Shtetit. 

edi rama protesta e pd 11 shkurt 2023 adrian dule

Sondazh

Poll