Politike

Meta takon Presidentin e Komisionit të Venecias, i dorëzon raportin voluminoz

18 Shtator 2019, 13:05 Nga DOSJA
Meta takon Presidentin e Komisionit të Venecias, i dorëzon raportin

STRASBURG- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Në një njoftim të shpërndarë nga Presidenca, bëhet me dije se Meta i ka dorëzuar Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari.

Në një raport prej 50 faqesh të dorëzuar Venecias, presidenti Ilir Meta shprehet se zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit për të mos rrezikuar anëtarsimin në BE, i cili ka qënë një objektiv për të gjithë shqiptarët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gianni buquicchio ilir meta komisioni i venecias meta ne strasburg shkarkimi i metës gianni buquicchio ilir meta komisioni i venecias meta ne strasburg shkarkimi i metës

Sondazh

Poll