Politike

Akuzat e PD-së/ Mark Babani dorëzon shenjat e gishtave pas kërkesës së Prokurorisë

18 Shtator 2019, 09:58 Nga DOSJA
Akuzat e PD-së/ Mark Babani dorëzon shenjat e gishtave pas

Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar shenjat e gishtave, kreu të bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babanit. Kjo kërkesë e Prokurorisë i është nisur sot kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës me postë dhe menjëherë ky i fundit ka depozituar shenjat e gishtave pranë Institutin e Policisë Shkencore. Prokuroria pas marrjes së shenjave të gishtave, i dërgon këto të fundit pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Një javë më parë  Partia Demokratike denoncoi se Mark Babanin, si të dënuar në Itali dhe Maqedoni e Veriut. Gazmend Bardhi, i dërgoi një shkresë prokurorisë ku kërkon të verifikohet figura e Babanit, pasi sipas PD, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimet e marra gjatë viteve ’94-2003.

Për këto akuza, vetë Babani është shprehur se s’ka ndërruar asnjë emër dhe se të gjitha janë akuza politike. Ai thekson se është  njeriu më transparent në botë.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohen nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë. Ky i fundit pak ditë më parë dorëzoi shenjat e gishtave, të cilat do të krahasohen me ato që do të vijnë nga Greqia.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd-së për mark babanin denimi i mark babanit prokuroria kërkon shenjat e gishtave të babanit akuzat e pd-së për mark babanin denimi i mark babanit prokuroria kërkon shenjat e gishtave të babanit

Sondazh

Poll